BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Aktualitet

I dënuar me 12 vite burg në Itali për përfshirje në organizatë kriminale, arrestohet në Rinas 40-vjeçari me dy identitete

I dënuar me 12 vite burg në Itali për përfshirje në

Një 40-vjeçar nga Shkodra u arrestua nga policia kufitare e Rinasit, pasi rezultoi të ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafik të drogës. Në prangat e uniformave blu përfundoi 40-vjeçari, Domi Vuksani apo i njohur dhe me emrin Nikel Vuksani. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit rezulton se ishte i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg. Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali. Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike". Në ditët në vijim pritet që 40-vjeçari, të dalë përpara gjykatës së Shkodrës e cila do të vendosi nëse do ti hapi rrugë ekstradimit të Vuksanit apo jo. Nëse kjo gjykatë do të vendosë të ekstradojë 40-vjeçarin, atëherë ai do të dërgohet në shtetin fqinj ku dhe do të vuajë dënimin e marrë në mungesë atje.

Arrestimi

40-vjeçari nga Shkodra u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në aeroporti i Rinasit sapo zbriti nga avioni i linjës Milano-Tiranë. Edhe pse i dënuar me vendim të formës së prerë shkodrani me dy identitete lëvizte lirshëm në vendin fqinj. U desh një vizitë në vendin tonë që autoritetet policore të Rinasit të zbulonin identitetin e tij dhe ta vinin në pranga. Arrestimi i Vuksanit u bë i mundur nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas. Pasi kaloi në vijën e parë, në vijën e dytë policët kufitarë dyshuan në identitetin e 40-vjeçarit dhe nisën punën për identifikimin e tij. Pas marrjes në pyetje të shtetasit të arrestuar dhe bashkëpunimit të mes Interpol Romës dhe Interpol Tiranës rezultoi se ky shtetas kishte ndryshuar gjeneralitetet për të fshehur dënimin e tij. Pasi u zbulua se ai ishte person i dënuar në vendin fqinj, policia kufitare bëri të mundur arrestimin e tij në flagrancë me qëllim ekstradimin në vendin fqinj. Referuar burimeve zyrtare ky shtetas ka ushtruar aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale. Menjëherë pas informacionit për arrestimin e tij, Policia e Shtetit nëpërmjet një komunikate zyrtare ka dhënë detaje mbi dënimin dhe aktivitetin kriminal të 40-vjeçarit. “Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, arreston në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”. Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg. Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani / Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër. Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, tha Policia e Shtetit mesditën e djeshme për arrestimin e Domi Vuksanit.

Elvis MYRTA