BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

I dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni, zbulohet e shkuara e errët e “Nardit të Bujtinave” që u ekzekutua mbrëmë në Shkodër

I dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni, zbulohet e shkuara

 Ndonëse Policia ka deklaruar se Ferdinand Polia, që mbeti viktimë e atentatit të pasdites së djeshme në kthesën e Grudës në Shkodër nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, detaje të tjera janë publikuar.

Duket se e shkuara e tij nuk është dhe aq e pastër saç pretendohet, kjo sepse referuar raportimeve të medieve italiane, rezulton se Polia ka marrë një dënim nga Gjykata në Itali.

Në vitin 2011, Ferdinand Polia në atë kohë 24 vjeç, do të arrestohej në një operacion të karabinierëve së bashku me 8 shqiptarë të tjerë.

Grupi i shqiptarëve u prangosën pasi nga hetimet e kryera, u zbulua se Polia dhe 8 shqiptarët e tjerë, ishin të përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos, në një aktivitet kriminal përfitimet e të cilit shkonin deri në 800 mijë euro, shkruan Shqiptarja.

Drejtësia italiane do ta dënonte Polinë asokohe me 4 vite burg. Por nuk mbaron me kaq, pasi gjatë gjykimit të tij, autoritetet do të zbulonin edhe të paktën dy vjedhje me dhunë, ku 32-vjeçari Polia kishte qenë autor.

Konkretisht, në nëntor të vitit 2008 dhe më vonë në vitin 2010, Polia është akuzuar si autor i vjedhjes së të paktën dy shtëpive. Madje në vjedhjen e vitit 2010, Ferdinand Polia do të dilte i plagosur gjatë një përleshje me tre marokenë, pronarë të shtëpisë në të cilën 32-vjeçari ishte futur për të vjedhur.

Pas kësaj, Ferdinand Polia do të linte Italinë, për t’u kthyer në Shqipëri, ku do të hapte një bujtinë në zonën turistike të Thethit.

Polia baba i një vajze të mitur dhe pritej të bëhej baba për së dyti është qëlluar nga një person që qëndronte në një motorçikletë TMAX ngjyrë gri. Ai është qëlluar me 20 plumba nga një armë silenciator.

Ekzekutimi mafioz është bërë teksa “Nardi i Bujtinave” po kthehej nga servisi i makinave, ku kishte riparuar automjetin e tij fuoristradë dhe ishte duke udhëtuar me shokun e tij Xhovan Mirashi.