BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Aktualitet

I dënuar me kusht dhe i përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta, arrestohet 35-vjeçari në Korçë, 7 të tjerë nën hetim

I dënuar me kusht dhe i përfshirë në shpërndarjen e

Këtë herë listës së të arrestuarve për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike i është shtuar edhe një 35-vjeçar nga Korça me emrin Zalmir Qyteti, arrestimi i të cilit u bë ditën e djeshme. Sipas policisë, arrestimi i 35-vjeçarit u bë pas një hetimi disa mujor për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Korçës. Ndërsa dje në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Përsëritësi” pas arrestimit të personit në fjalë u sekuestruan lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, dhjetëra kokrra metadoni, si edhe një sasi lëndë e dyshuar si prokusor. Policia gjithashtu njofton se aktualisht 35-vjeçari rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë. Ndërsa gjithashtu nën hetim janë vendosur edhe 7 persona të cilët ndihmonin Zalmir Qytetin në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë, ja detajet
Lidhur me arrestimin e 35-vjeçarit Zalmir Qyteti ka reaguar edhe policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp ku zbardhen detajet e arrestimit. Sipas saj, dje ka rënë në pranga 35-vjeçari nga Korça Zalmir Qyteti, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprimtari në fushën e narkotikëve. “Operacioni pas një hetimi disa mujor zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet. Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërndarjes së saj. Sekuestrohet sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar "Përsëritësi", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. Q., 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë”, deklaron policia.

35-vjeçari subjekt i OFL

Policia njofton se 35-vjeçari ka është edhe subjekt i OFL-së, ku i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë. Ndërsa nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se personi Z. Q., është poseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkotike, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit. Gjithashtu policia bën me dije se gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë janë sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetëra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor. Personi në fjalë, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.