BREAKING NEWS

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga
x
BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x

Aktualitet

I dënuar në vitin 2006 për korrupsion si Drejtor i Tatimeve në Vlorë, gjykata sekuestron dy apartamentet dhe një tokë arë të Edison Frakullës

I dënuar në vitin 2006 për korrupsion si Drejtor i Tatimeve

Gjykata e Vlorës ka vendosur dje nën sekuestro pasuritë e ish-drejtorit të tatimeve në qytetin e Vlorës, Edison Frakulla. Mësohet se Frakullës i janë sekuestruar dy apartamente dhe një arë me sipërfaqe 2900 metër katrorë. Sipas vendimit të publikuar nga prokuroria, mësohet se Frakulla është arrestuar më herët në qershor të 2006-tës, ku është dënuar me 16 muaj burg dhe 1 milionë lekë gjobë, pasi u kërkonte biznesmenëve në mënyrë indirekte 10% të të shumës së rimbursueshme nga shtetit për pagesën e TVSH-së.

Pasuritë e sekuestruara

Pasuritë e sekuestruara sipas institucionit të akuzës, janë të pajustifikuara, duke marrë në shqyrtim edhe të ardhurave të fituara në mënyrë ligjore. Si rezultat dyshohet se pasuritë e tij janë krijuar, duke u mbështetur në veprimtaritë kriminale të korrupsionit. Sipas gjykatës ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive. “Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë; Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F; Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se arrestimi i Edison Frakullës në vitin 2006 u bë, pasi ky i fundit raportohet se kishte përfituar një shumë që i përkatësisht 10 përqindëshit të TVSH-së që duhej rimbursuar. Pas verifikimeve të kryera asokohe mësohet se procedurat e marrjes së kësaj pjese të TVSH-së vështirësoheshin me qëllim përfitimin e këtyre parave. Pas hetimeve të kryera nga agjentët e antikrimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Vlorës janë mbledhur faktet dhe provat që çuan në arrestimin e tij që u bë i mundur pas kallëzimit të bërë nga një prej përfaqësuesve të biznesit në Vlorë.

Bum arrestimesh në Tiranë

Nga ana tjetër, 3 persona janë arrestuar ditën e djeshme në Tiranë pasi dy prej tyre kanë fshehur të ardhurat dhe i treti dënohet për punësim të paligjshëm. Një 26-vjeçar J.L dhe 52-vjeçari A.L janë personat e arrestuar nga uniformat blu dhe kanë marrë menjëherë masën “Arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës pasi kishin fshehur të ardhurat. Të dy personat e arrestuar janë banues në Tiranë. Krimi ekonomik ka arrestuar edhe një 29- vjeçar për fshehje të ardhurash. Personi i tretë i arrestuar nga policia akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë gjithashtu edhe ka punësuar njerëz në mënyrë të paligjshme. Për këto veprime të tij ka marrë edhe masën “Arrest me burg”, njësoj si dy personat e tjerë, por ndryshe nga dy të arrestuarit e tjerë, 29- vjeçari është banues në Lushnjë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.