BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Aktualitet

I dënuar për prostitucion, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të trafikantit Fatmir Abdurramani, 3 apartamente, 2 biznese, 1 garazh dhe 1 lokal

I dënuar për prostitucion, Prokuroria kërkon konfiskimin e

Prokuroria e Lushnjes kërkon sekuestrimin e 7 pasurive të paluajtshme të një qytetari nga Lushnja, i cili rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Personi i proceduar për pasurinë që prej vitit 2021 nga Prokuroria e Lushnjes quhet Fatmir Abdurramani rezulton se është dënuar nga drejtësia italiane kohë më parë për veprën penale “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”. Ndërkohë, Prokuroria e Lushnjes është bazuar në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Lushnjes nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Policisë së Fierit. Për sa i përket hetimit pasuror të Fatmir Abdurramanit janë verifikuar dhe të afërmit të tij. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 3, të vitit 2021, dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit F. A., i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale ‘Favorizim e shfrytëzim prostitucioni’, etj. Ky procedim pasuror ka filluar mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikimeve të tjera të kryera ndaj shtetasit F. A. dhe afërmve të tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lushnjes.
Pasuria e Abdurramanit: 3 biznese, 2 apartamente, 1 garazh dhe 1 lokal
Prokuroria e Lushnjes nga gjykata e këtij qyteti që të vendosë masën e sekuestro për 7 pasuri të patundshme të Fatmir Abdurramanit, të cilat janë: 3 biznese, 2 apartamente, 1 lokal dhe një garazh. Më poshtë, Prokuroria ka përcaktuar dhe sipërfaqen e këtyre objekteve. “Më konkretisht, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit të shtatë pasurive të paluajtshme të shtetasit F.A. si më poshtë: 1) pasuria Nr. 221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit ‘njësi shërbimi’; 2) pasuria Nr. 22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit ‘njësi shërbimi’; 3) pasuria Nr. 22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit ‘njësi shërbimi’; 4) pasuria Nr. 221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit ‘garazh’; 5) pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit ‘apartament’; 6) lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2 dhe 7) apartament me nr. 3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2”, vazhdon më tej njoftimi i Prokurorisë së Lushnjes për Fatmir Abdurramanin.
Një javë më parë u sekuestrua pasuria 2 mln euro e Robert Peçit
Një javë më parë, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit sekuestroi një pasuri me vlerë 2 milionë euro të 39-vjeçarit Robert Peçi, i cili rezultoi se ishte dënuar me 7 vite burg në 2009 nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik droge në 5 shtete si pjesë e grupit “Poter-Al” si dhe u kap në Angli në 2018 për të njëjtën vepër penale. Pasuria e tij e paluajtshme me 13 objekte përfshinte: 1 sipërfaqe toke në Gjirokastër, 6 apartamente , 3 garazhe në Tiranë (në pronësi të babait të Robert Peçit) dhe 3 automjete (në pronësi të Robert Peçit).