BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Aktualitet

I dënuari me burgim të përjetshëm kallëzon në SPAK ish prokurorët dhe ish anëtarët e Gjykatës së Lartë (EMRI)

I dënuari me burgim të përjetshëm kallëzon në SPAK

I dënuari i përjetshëm Ilir Gjergo, mosha 41 vjeç, i cili prej dy dekadash po vuan dënimin kapital ne një burg te sigurisë se lartë ka kallëzuar ne prokurorinë e posaçme, SPAK, ish anëtarë te Gjykatës se Lartë dhe ish prokurorë.

Gjergo thotë ne kallëzim se ne kohën kur çështje e tij ishte ne statusin nën gjykim, ai ishte dënuar gjashtë muaj përpara se te dilte data e gjykimit. Gjergo kërkon vëmendjen e prokurorit te përgjithshëm dhe organeve te vettingut pasi sipas tij gjyqtare e prokurore e hetuan pa prova.

“Unë Ilir Gjergo jam dënuar me burg te përjetshëm për veprën vjedhje me pasojë vdekjen me shkelje te rënda gjyqësore dhe nën një proces te parregullt”. Kështu e nis letrën e kallëzimit Ilir Gjergo , te dërguar edhe Presidentit dhe ndërkombëtarëve.

Mes argumentave i dënuari i përjetshëm sjell dëshminë kontradiktore gjatë njohjes se autorit si dhe ndërhyrjet ne procesverbalet e administruara në fashikujt e gjykimit.

Nga ndërhyrjet ne procesverbal te datave del qartë qe organi i akuzës e kreu kqyrjen gjashtë ditë me vonë, thotë i dënuari që ju refuzua rekursi ne Gjykatën Supreme. Me pas sipas tij kur kanë kuptuar lajthitjen të kallëzuarit i kanë rregulluar duke bërë te besueshme se vendngjarja u kqyr atë ditë. Sa i takon Gjykatës se Lartë, Gjergo këmbëngul se përmes avokatit u interesua vazhdimisht gjatë pesë muajve për statusin e dosjes dhe përgjigjja ka qenë “çështja është nën gjykim”.

Në websiten e Gjykatës se Lartë shkruhej gjithashtu qe çështja ishte nën gjykim, vazhdon me tej i burgosuri, sipas te cilit u njoftua për dënimin ne korrik 2017, ndërsa vendimi ishte dhënë ne dhjetor 2016. Kjo praktikë e vendosur nga Gjykata e Lartë, sipas Ilir Gjergos, i dogji afatet për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila nga ana e saj e refuzoi për ankimim jashtë afatit. I dënuari veç kallëzimit ne SPAK, kërkon qe zyra e Këshillit te Evropës te verifikojë procedimin penal ndaj tij, ndërsa te njëjtën gjë ja kërkon edhe vettingut ndaj të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve qe e hetuan.

Ilir Gjergo u dënua për vjedhjen me pasojë vdekjen e Pëllumb dhe Sihat Shehut, një ngjarje e ndodhur ne aksin Memaliaj-Tepelenë, në marsin e vitit 2000. Gjergo ka mohuar ndër vite përfshirjen ne krim, ndërkohë qe dy te dyshuarit me te ne këtë ngjarje shtetasit Pëllumb Cela dhe Leonard Ruçi u dënuan njeri me 25 vite burgim dhe tjetri me tetë vjet burg.