
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ndalohet administratori dhe inxhinieri i kompanisë private që fitoi tenderin, SPAK zbardh skemën

Shkruar nga Dario VELAJ 5 Qershor 2023

Operacioni i nisur të premten për skandalin e marrjes së ryshfetit prej 330 mijë lekësh nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro për favorizimin e një kompanie për marrjen e një tenderi, është pasuar me arrestime të tjera. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u prangosën dje biznesmeni Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu. Topi rezulton biznesmen i kompanisë “DRICONS” që siguroi një lot të tenderit nga MSHMS për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës (loti 1), kurse Shehu, inxhinier i kompanisë në fjalë. Sipas hetimeve, ata kanë siguruar besimin e punonjëses së MSHMS, Laura Shteto (specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara) për t’i ofruar ryshfetin 330 mijë lekë për eproren e saj. Vlera e këtij loti llogaritet në rreth 800 mijë lekë (805.872.23 lekë çmimi tavan) dhe “DRICONS” e fitoi në 1 qershor me ofertë rreth 670 mijë lekë (672.457.60 lekë). Operacioni policor u krye 1 ditë pasi MSHMS shpalli “DRICONS” fitues të lotit 1 të tenderit për mbikëqyrjen e rikonstruksionit të qendrave shëndetësore. Ky skandal bëhet seria e radhës që shënjestron zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të cilët përfshihen në vepra penale si: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, etj. Më herët në pranga kanë rënë ish-Sekretari i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj (u lirua më pas), ish-drejtoresha e koncesioneve në MFE, Alda Klosi, ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, etj.
Sekretarja Duro rrezikon 4-12 vite burg, ja veprat penale që akuzohen të arresutarit
Biznesmeni Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim. Zyrtarja e MSHMS, Laura Shteto akuzohet për “Korrupson aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”. Në rast shpalljeje fajtorë, sipas nenit 245 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë mund të dënohen nga 1 deri në 5 vite burg. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Sipas nenit 260 të Kodit Penal, ajo mund të dënohet nga 4 deri në 12 vite burg në rast se shpallet fajtore.
Si ndodhi operacioni?
Sipas prokurorëve të çështjes, paratë 330 mijë lekë kanë dalë nga vila e biznesmenit të ndërtimit Vladimir Topi. Ato i mori më pas inxhinieri i tij Silvi Shehu. Ky i fundit është takuar më pas me Laura Shteton. Më pas, ajo i ka lënë paratë në tavolinën e eprores së saj në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana Duro. Në këtë moment, kanë ndërhyrë prokurorët dhe uniformat blu. Më pas, u kryen kontrolle në banesat e 4 të arresturave, por nuk është gjetur asnjë e paligjshme, deri tani.
Rikonstruksioni 4 mln lekë me 4 lote për qendrat shëndetësore, ja si ndahen
Tenderi për supervizimin e rikonstruksionit të qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë ka fond limit rreth 4 milionë lekë (4,115, 854.86 lekë). Ajo është ndarë në 4 lote: Lot. 1 për qarqet Durrës dhe Tiranë me fondi limit 805, 872.23 lekë; Lot.2 për qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan me fond limit 1,010,499.48 lekë; Lot. 3 për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër me fond limit 1,271, 793. 50 lekë dhe Lot. 4 në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier me fond limit 1,027,689. 65 lekë. Tenderi për Lot.1 u hap në 22 maj dhe përfundoi në 1 qershor.
Biznesmeni i arrestuar është “shpërblyer” me 100 mln lekë për tendera nga shteti
Biznemeni Vladimir Topi rezulton një sipërmarrës i lidhur fort me qeverinë që prej 2015. Fusha e operimit është ndërtimi. Ai ka krijuar 2 kompanië në Tiranë dhe Lushnje me emrat “Bledi” dhe “DRICONS”. Sipas të dhënave, ai ka përfituar nga shteti rreth 100 milionë të ardhura nga marrja e tenderave të ndryshme për rikonstruksionin e objekteve private dhe publike. Në vitet 2015-2018, për tenderat e marrë ai ka përfituar 30.2 milionë lekë. Në vitet 2019-2023, ai ka fituar 4 tendera nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Të 4 tenderat kanë të njëjtin objekt prokurimi atë të supërvizimit të punimeve në ndërtimin e objekteve, ku vlera totale e pagesave në këto 4 tendera rezulton të jetë 1.38 milionë. Ai ka mbikëqyrur edhe punimet në objekte publike si: reparti special RENEA, Drejtoria e Policisë Shkodër, Repartet Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Po në këtë periudhë, “Dricons” ka përfituar nga buxheti i shtetit 288 transaksione bankare, me vlerë 87.4 milionë lekë. Në total, fitimet e siguruara në 8 vite nga këto tendera shkon në 100 milionë lekë për biznesmenin e arrestuar tashmë Vladimir Topi.
Rama mësoi në fushatë lajmin e arrestimit të Duros: Njerëz pa etikë dhe jopatriotë
Në momentin kur u dha lajmi se Joana Duro dhe Laura Shteto u kapën për ryshfet, kryeministri Edi Rama ndodhej në një fushatë falënderimi në Tiranë. Ai u shpreh i zhgënjyer për faktin që shumë zyrtarë shteti po prangosen për shkelje të ligjeve. Rama sulmoi Duron, Shteton, etij., si njerëz pa sens etik e patriotizmi. “Pak më parë dëgjova një lajm, një situatë që të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një Sekretare e Përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë?! Ana e pëlqyeshme e medaljes është që kapet një zyrtar që nuk është i denjë që të qëndroje në zyrë shteti. Uroj që të ketë më shumë të tilla, por nuk uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Mungesa e sensit të patriotizmit, detyrës, etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë nivel, është e tmerrshëm”, tha Rama.
Më të lexuarat


Në prag të festave të fundvitit, fermerët e organizojnë ndryshe trëgëtimin e gjelit të detit

“Ishte një vrasje e menduar keq”/ Gazetari i njohur zbardh detajet nga ngjarja e rëndë dhe ngre dyshime të forta: Liridona u vra për...

E rëndë në Mallakastër/ Plagoset me armë gjahu 60-vjeçari, zbardhen dyshimet e para, ja çfarë thotë policia

“Babai im është gjakftohtë”/ Flet për herë të parë djali i Belerit

A do të hyjë në veprim prokuroria suedeze për vrasjen e Liridona Ademit? Ja si përgjigjen ekspertët

Nuk kaloi veting-un, KPK merr vendimin e rëndësishëm për prokuroren e njohur

Publikohen mesazhet/ “Legen mashkull”, inskenoi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli dikur ‘tallte’ Luizin për Kiarën (Foto)

Vrasja e Liridona Ademajt/ Reagon ashpër Behgjet Pacolli: Disa individë skizofrenë po e përdorin…

E rëndë/ Po çonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë, zbardhen dyshimet e para

U kap në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, bie në pranga i riu në Lezhë
