BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

I dhunonte barbarisht dhe i masakronte me thika viktimat e tij, zbardhet dosja e të 'fortit të Maliqit' i dënuar 3 herë me burgim të përjetshëm! (Si e vrau greken për një palë vathë)

I dhunonte barbarisht dhe i masakronte me thika viktimat e tij, zbardhet dosja e

I konsideruar si i “forti i Maliqit, Taulant Luli, që në muajin prill 2019, ka qenë i dyshuar dhe mbahej në vëzhgim nga agjentët e policisë së Shtetit, si pjesë e grupit të Admir Murataj, që grabitën 6 milion euro në aeroportin e Rinasit, rezulton i dënuar me tre burgime të përjetshme nga Prokuroria e Larisës në Greqi.

Roland Luli, ndodhet i izoluar në burgun e Drenovës në Korçë, pasi prokuroria e këtij qyteti, e ka arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, “Kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim të vajzave minorene për prostitucion”. Por teksa prokurorët e Korçës po vijojnë hetimet për Lulin dhe 7 bashkëpunëtorët e tij, nga Larisa në drejtim të Korçës, ka mbërritur një letërporosi, ku tregohen të gjitha krimet e bëra në Greqi të Roland Lulit. Pikërisht me anë të kësaj letërporosie autoritet greke kërkojnë ti njihet nga drejtësia Shqiptare vendimi me burgim të përjetshëm ndaj Roland Lulit, vendim të cilin nëse do njihet nga gjykata e Korçës, ai do ti duhet të vuajë në Shqipëri. Momentalisht çështja është në fazën e shqyrtimit gjyqësor, ndërsa dosja penale është administruar dhe po përfaqësohet në gjykatë nga prokurori Julian Kristo. Sipas dosjes së prokurorisë së Larisës, bëhet fjalë për 26 grabitje, ku në tre raste këto grabitje kanë sjellë jo vetëm vjedhjen e pasurisë, por edhe humbjen e jetës së tre shtetasve grekë. Sipas dosjes greke kjo e fundit është lidhur dhe më pas therur me thikë, vetëm për faktin se dy grabitësit shqiptarë Roland Luli dhe Altin Ndreka, nuk kishin çfarë të vidhnin në banesën e saj në Volos, ku në këtë rast kanë vjedhur vetëm 50 euro dhe një palë vathë floriri. Egërsia e Lulit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, ka vijuar të shfaqet edhe në raste të tjera, ku përgjithësisht viktimat e tyre dhunoheshin barbarisht ose priteshin me thika.

Në pjesën më të madhe të rasteve banda e Lulit vepronte duke lidhur personat që ndodheshin vetë në banesë, ku në largim e sipër i mbyllnin dhe gojën me natriban, duke sjellë dhe vdekjen e ngadaltë të personave. Policia e Larisës, ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Lulin duke e dënuar me tre burgime të përjetshme dhe më pas izoluar në burgun e Trikalasë. Por dënimin me burg përjetë Luli nuk e ka kryer për shkak se në mars të 2013 Luli ka mundur të arratiset nga burgu dhe të gjejë strehim në qytetin e Korçës. Me dosjen greke është njohur dhe Roland Luli në ambjentet e burgut të Korçës, ku sapo oficerët i kanë bërë me dije tre dënimit me burgim të përjetshëm në Larisa, ai i ka grisur dokumentat në sy të tyre. Lokalizimi dhe vëzhgimi i parë i Roland Lulit nga policia Shqiptare, është kryer gjatë muajit prill 2019, kur në Rinas u vodhën nga grupi i Gramoz Murataj shuma prej 6 milion euro. Policia dyshonte se edhe Roland Luli, një grabitës i stërvitur në Greqi, mund të kishte dorë në këtë grabitje. Menjëherë është nisur kërkimi i këtij personi derisa është lokalizuar dhe më pas vënë në vëzhgim të rreptë nga policia. Nga kjo ndjekje është mësuar se Luli kishte ngritur një bazë të kultivimit të lëndëve narkotike në një fshat të Maliqit.