Aktualitet

I dogjën makinën 'BMW X5' gjatë orëve të para të mëngjesit, zbardhet emri kush është biznesmeni nga Durrësi që ishte 'nën shënjestër'

I dogjën makinën 'BMW X5' gjatë orëve të para

Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 një automjet tip "BMW X5" është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht në pjesën e përparme.
Sipas informacione, zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e dy personave me kapuç, të cilët kanë spërkatur me lëndë djegëse automjetin dhe i kanë vënë flakën.

Automjeti ka qenë i parkuar në katin e parë të banesës së shtetasit Robert Xhangoli, i cili është një biznesmen i njohur në qytetin e Durrësit.

Ai ka në pronësi disa fugonë dhe autobusë pasagjerësh. Policia ka sekuestruar bidonët që janë gjetur në oborrin e shtëpisë me qëllim që të identifikojnë autorët.

Më të lexuarat