BREAKING NEWS

Nuk gjen qetësi toka/ Tërmeti 5.7 ballë godet një tjetër shtet, mbeten 7 persona të vdekur (Ja ku ishte epiqendra)

Nuk gjen qetësi toka/ Tërmeti 5.7 ballë godet një
x

Aktualitet

I drejtoi thikën punonjëses dhe i mori paratë, përfundon në pranga shqiptari në Itali

I drejtoi thikën punonjëses dhe i mori paratë, përfundon

Policia në Kremona të provincës së Lombardisë ka arrestuar një shqiptar 28 vjeç, pasi ai akuzohet për vjedhje të rëndë në një supermarket.

Episodi kriminal ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kur shqiptari i drejtoi thikën arkëtares së supemarketit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë mori paratë që ndodheshin në arkë në ato momente, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Gruaja që u kërcënua ka bërtitur e tmerruar, kurse një punonjës në supermarket thirri menjëherë policinë. Pasi karabinierët shkuan në vendngjarje, ata arrestuan autorin e grabitjes.

Ndërkaq, pak më tutje gjetën edhe armën e ftohtë me të cilën u krye vjedhja e rëndë, një thikë, kurse arritën të gjejnë edhe paratë e grabitura. Shqiptari, që më herët kishte qenë në burg për trafik droge u dërgua në Prokurori në dispozicion të autoriteteve gjyqësore lokale.