BREAKING NEWS

Videoja ku po pinte kokainë, vjen reagimi i parë nga SPAK për kryebashkiakun e Bulqizës

x

Aktualitet

I dyshuar për shfrytëzim, ‘kapet mat’ 61-vjeçari italian. Policia zbulon se ku i kishte fshehur 5 shqiptarët

Një banor 61-vjeçar i zonës së Matera u raportua për shfrytëzimin e fuqisë punëtore të shtetasve të huaj të parregullt, shkruajnë mediat italiane. Italiani u ndal gjatë natës për një kontroll, ndërsa po udhëtonte në kamionin e vet në Montescagliosos (Mt).

Brenda në kamion kishte 5 shqiptarë, që do të përdoreshin për punë në të korrat në një fushë bujqësore të pronës së tij.

Ata kishin hyrë në Itali rregullisht me vizë turistike, ndërsa e shfrytëzonin këtë të fundit për qëllime pune. Kamioni u konfiskua sepse është keqpërdorur.