BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Aktualitet

I ekzekutuan bashkëshortin mëngjesin e sotëm, zbardhet dëshmia e gruas që pa me sytë e saj tmerrin: Po shkonim në punë, autori qëlloi dhe...( Pista ku po hetohet)

I ekzekutuan bashkëshortin mëngjesin e sotëm, zbardhet

Qyteti i Fierit u zgjua mëngjesin e sotëm nën krismën e armëve. Një person i maskuar e qëlloi në kokë 50-vjeçarin Ahmet Toska duke i marrë jetën.

Toska u vra në derën e shtëpisë, sapo doli bashkë me bashkëshorten e tij dhe po shkonin në punë. Gruaja e tij, e cila pa gjithë ngjarjen, ka thënë në Polici se autori ishte i maskuar dhe pasi qëlloi u largua me vrap.

“Ishim duke shkuar në pune. Personi ishte me maskë, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap. Kërkova ndihmë nga fqinjët por ishte shumë vonë“,”, i ka thënë ajo hetuesve.

Rreth 12 kamera sigurie janë sekuestruar nga Policia, të cilat mbulojnë gjithë zonën ku u vra Ahmet Toska dhe rrugën që ka ndjekur autori. Vrasja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në orën 06.00, ndërsa shkaku i ngjarjes së rëndë që ka tronditur Fierin nuk dihet ende.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një nga pistat ku po heton Policia është ajo e konflikteve të pronësisë, që mund të ketë pasur 50-vjeçari, i cili është me origjinë nga Roskoveci.

Më të lexuarat