BREAKING NEWS

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj
x

Aktualitet

I futën tre plumba në gjoks dhe u larguan me mjetin e zi/ Vrasësit e njihnin viktimën, ja çfarë pritet ti fundosë autorët

I futën tre plumba në gjoks dhe u larguan me mjetin e zi/

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në “Astir”, në një nga lokalet e zonës. Personat të cilët ekzekutuan me tre plumba në gjoks 28-vjeçarin e identifikuar si Vilson Tafçiu Ndoka, janë fokusuar nga kamerat e sigurisë. Ata kanë qenë të pamaskuar dhe njëri prej tyre është përshkruar nga dëshmitarët si një djalë i gjatë dhe me mjekër.

Viktima është identifikuar si Vilson Tafçiu, 28 vjeç. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me dy vajza në një lokal në rrugën Teodor Keko. Ai është qëlluar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar.

Siç thonë dëshmitarët, autori/ët e kanë njohur viktimën.

Më pas ata e kanë thirrur jashtë ambienteve të lokalit, ku dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas ata janë larguar me një automjet tip Golf 6.