BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

“I gjithë Planeti po dridhet”/ Artan Fuga optimist për situatën: Lajme të mira brenda tragjedisë së COVID- 19

“I gjithë Planeti po dridhet”/ Artan Fuga optimist për

Artan Fuga me anë të një statusi në rrjetin social ka bërë një analizë të gjatë, ku shprehet se njerëzimi nuk qëndron duarlidhur dhe se institucionet shkencore në botë janë në konkurrencë duke i bërë më productive pavarësisht se Akademia  Shkencave në Shqipëri thotë ai ka vendosur të flerë.

Akademiku paralajmëron se kjo betejë do të jetë e gjatë dhe do të fitohet pasi askush nuk është vetëm sot.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Lajme të mira brenda tragjedisë të epidemisë të covid19!

Jo! Ne nuk jemi vetëm!

I gjithë Planeti po dridhet. Nga ankthet, frikërat, si edhe nga dhimbja e mijra të vdekurve. Kamionë ushtarakë në Itali që varosin ata që kanë humbur jetën. Qindra të vdekur çdo ditë në Europë. Epidemia e mallkuar trondit vendet e mëdha të Planetit. Ekonomia bllokuar ose funksionon shumë ngadalë. Shqipëria e papërgatitur dhe me mjete shumë të varfëra të infrastrukturës mjeksore hospitalore krahasuar me vendet e fuqishme europiane e zhytur në një karantinë të detyruar. Zija ushqimore kërcënon gjithandej!

Brezat e sotëm nuk kishin njohur këtë shkundje, këtë tmerr, këtë ëndër të keqe!

Gjithsesi njerëzimi lufton kundër virusit. Nuk është vetëm organizmi biologjik i njeriut individual që reagon, sepse përderisa ai ka mbijetuar miliona vite, sigurisht që statistikisht mbijeton, më shumë sesa nuk mbijeton, por reagon në radhë të parë njerëzimi si shpirt, si zemër, si mendje, si organizëm social.

Zërat e zinj që bërtasin se Shqipëria është vetëm janë zëra të tmerruar, plot ankth e panik, si duket nuk kuptojnë se në kohën e sotme sidomos asnjë vend nuk është vetëm, asnjë njeri nuk është vetëm. Madje nuk ka qenë kurrë i vetmuar.

Vetmuar – cfarë fjalë e keqe! E papranueshme! E pavërtetë. Që nga kohët e lashta ne gjemë mesazhet humanizuese që vërtiten e çajnë barrierat mes botës hindu dhe botës aziatike, mes botës aziatike dhe botës greko-romake, mes feve abrahamike, mesazhi, shkenca, humaniteti është një i tërë, ndonëse shpesh secili duhet të mbajë transhenë e vet në supet e tij, pa u bërë qaraman, pa thënë se do të lyp e do të shtrihem në tokë. Popujt luftojnë!

Përndryshe prodhojmë halucinacione, shohim algjerianë që i rreh policia spanjolle në Londër!

Dhe mbi të gjitha shkenca është universale, higjena e Planetit ka prirje të shpërhapet, ekonomia kërkon një botë solidare, të padrejtë shpesh, por solidare gjithsesi, me hir a me pahir.

Përtej qytetërimeve, vendeve, shteteve është njeriu!

Kënga e vetmisë ishte vajtimi i frikës!

Pa qenë aspak mjek, apo epidemiolog, thjesht si njeri i informacionit dhe i filozofisë të komunikimit ndjek si një lloj reporteri çka shkencëtarët sot bëjnë dhe deklarojnë në vende të ndryshme të botës!

Duhet ta bënte Akademia e Shkencave për të raportuar çdo ditë e orë për kërkimin shkencor në botë sot, por ajo si duket fle, harxhon fonde e parà e zhytur në mykjen e saj dhjetravjeçare!

Midis tragjedisë dhe rrezikut që vazhdon të jetë shumë shumë i lartë, mes politikave të domosdoshme të mbylljes në shtëpi dhe të ngritjes të një ekonomie të sigurisë kombëtare – që te ne nuk po duket – popujt, gjenia njerëzore, përpiqen të gjejnë mjetin shpëtimtar!

Shkenca!

Institutet shkencore janë edhe në një farë konkurrence me njeri tjetrin, çka i pengon por edhe i nxit të ecin shpejt. Njeriu po lëngon!

Mjekë në spitale të ndryshme të Europës, por edhe në ShBA po testojnë chloroquine-n që përdoret kundër gjendjeve inflamatore në organizëm. Eshtë duke u provuar sot me së paku 3000 pacientë në vende të ndryshme europiane, në mënyrë të organizuar. Edhe në ShBA ka shpresa atje dhe mjekë të njohur që ecin fuqishëm në këtë drejtim.

Aktualisht ka edhe rradhë para ndonjë spitali europian ku njerëzit kërkojnë medikamentin. Ai nuk vepron drejtpërdrejt kundër virusit – deklarojnë mjekë të njohur infeksionistë, shkencëtarë të njohur në këtë fushë, por ndihmon qelizat e trupit të njeriut që ta përballojnë gjendjen virale.

Problemi është se ende testet bëhen në numur të kufizuar pacientësh, ende nuk ka siguri në efektet e dëmshme anësore te individë me sëmundje të ndryshme ta zemë kardiake, si edhe nuk matet ende saktë se mos suksesi në trajtimin e tanishëm lidhet më shumë me efektete placebo të medikamentit.

Industria e madhe farmaceutike e Europës ka marrë angazhimin ta prodhojë falas në sasi shumë të mëdha, sepse nuk kushton shumë relativisht, por pret dritën jeshile nga institutet dhe laboratorët shkencorë. Edhe për ne shqiptarët! Si për çdo medikament tjetër!

Kërkohet me ngulm dhe si në cdo epokë ne më pas do të shohim se laboratore, vende, shkencëtarë të ndryshëm do të vetëlavdërohen se kush ishte i pari që e zbuloi mjekimin kundër Covid19, por çfarë rëndësie ka për ne, veç faktit që nesër historianët e shkencës do të grinden për atë se kush ishte i pari!

Ndërkohë me frenezi bëhen teste duke pëdorur vaksinën kundër rugeolës sepse supozohet se edhe ajo ka dhënë dikur rezultat për të prodhuar makromolekulat antigjene që njihen nga antikorpet, të cilat prodhojnë reaksionin imunologjik të adaptuar të organizmit kundër virusit të Covid19. Gjithë lufta bëhet që qelizat njerëzore të mbrohen duke prodhuar ky organizmën antikorpet imunitare.

Por, instituii Pasteur dhe të tjerë ë Europë dhe në Botë kërkojnë edhe për të gjetur se çfarë antikorpesh prodhon virusi i Covid 19 në trupat njerëzorë. Për t’i izoluar këta antikorpe që I njohin epitopet e antigjenit në fjalë dhe prodhuar vaksinën specifike.

Njerëzia vepron. Njeriu është në këmbë! Pushteti publik, shkencëtarët, njerëzit, cdo kush që ndodhet në vijë të parë, që nga urgjentisti, mjeku në spital, reanimatori, shitësi, polici, mbledhësi i plehrave, të gjithë ata që nuk janë deputetë që fshihen skutave duke marrë gjysmën e rrogës, apo nëpunës që rrinë në shtëpi, apo politikanë të trembur që nuk i dalin zot kombit në ditë të vështira, luftojnë!

Si duket jemi akoma larg, unë vetëm raportoj shkurt dhe pa hollësira, por njerëzimi nuk qendron duarlidhur!

Ne nuk jemi vetëm. Ne duhet të bëjmë luftën tonë pa menduar asnjë çast se bota mund të përmbyset, se njerëzit si zgjidhje kanë të dalin me çanak në dorë nëpër botë për të lypur bukë te njeri tjetri, ne nuk jemi vetëm. Njeriu nuk është vetëm.

Kush kujtoi se bashkimi i shqiptarëve me popujt e Europës dhe të botës ishte i fallcët, ishte për festë dhe jo për ditë të keqe, ka gabuar rëndë në mesazhet që i ka dhënë miqve, shoqërisë, kombit!

Si duket ky tip njeriu jo vetëm ka deformime në vlerat humaniste, nuk e njeh historinë, por edhe mbetet rob i politikave izoluese të Shqipërisë piramidale diktatoriale të dikurshme!

Shqiptarët e përbuzin vetminë!

Ndërkaq asnjë iluzion. Beteja do të jetë e gjatë, por duket që ajo do të fitohet! Sado sakrifica që do të na kërkojë. Ne do t’i bëjmë ato!

“I gjithë Planeti po dridhet”/ Artan Fuga optimist për