
Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

I goditën me mjete të forta makinën dhe i lanë një mesazh në xham, biznesmeni shkodran trondit me deklaratën: Ja çfarë më ndodhi kur erdha nga Amerika. Autorin e kanë parë në...

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021

Nikolin Shqau është biznesmeni nga Shkodra, të cilit pak ditë më parë i sulmuan makinën në fshatin Hot i Ri dhe i lanë një mesazh në xham.
Ditën e sotme, Shqau foli rreth dyshimeve të tij në “Shqipëria Live”.
“Nuk e kam lexuar letrën, ishte në krahun e djathtë të pasagjerit. Për të mos prishë provat, inspektori më tha që të mos e lëvizja. I pyeta se çfarë shkruante në të, dhe ende nuk më kanë kthyer përgjigje. Nuk e di sa persona kanë dëmtuar makinën, por kanë thyer të gjithë xhamat. Kam qenë shumë i shqetësuar dhe i mërzitur. Por luta Zotin që t’i kaloj ato momente të vështira”, tha ai.
Biznesmeni tha se herë pas here ka patur probleme, por nuk e di pse.
“Jam baba i tre fëmijëve dhe shoh gjithmonë punën time. Njëherë kanë ardhur e më kanë mbyllur biznesin, hetimi tatimor, në vitin 2018. Edhe para 4-muajsh kam bërë një denoncim për një punonjës policie, i cili ishte i veshur si civil dhe më nxori pistoletën. Më pas më tha se kishte ngatërruar person.
Më përpara hetimi tatimor vinte çdo ditë e njerëzit na thoshin që duhet t’u jepnin lek. Por unë nuk jepja, se nuk merrem me korrupsion. Ose dikush është i motivuar, apo dikush është xheloz që unë bëj biznes. Jam i persekutuar prej shtetit tim dhe njerëzve që punojnë në institucione. Unë mendoj se dikush në mënyrë të qëllimshme më sulmon gjithë kohës”, tha Shqau.
Ky i fundit tregoi se kur erdhi nga Amerika shumë vite më parë, agjentë të policisë që nuk kanë të veshur uniformën i kanë “thënë të ka sjellë shteti amerikan për të parë se çfarë bëjmë ne këtu”.
“Ndërsa përpara 3-4 vitesh, dal nga restoranti që kam në Shkodër dhe i them oficerit të policisë a mund të marr makinën time, ai më shikon e më bërtet. Më futi në makinë e më çoi në polici. Më mbështeti për makinë dhe më ra më grushte. Ka qenë maj”, tha ai.
Ndërsa i pyetur nëse ka patur konfikte me bizneset e tjera përreth, ai tha jo. “Nëse konkurrenti ndihet i kërcënuar prej meje, të më thotë e unë ndryshoj menunë, gjë që rregullohet”, vijoi ai.
Ndërsa i pyetur për një person që nuk e ka marrë në punë dhe dyshohet se ai i ka thyer xhamat e makinës, Shqau tha: “Më ka kërkuar për ta marrë në punë, dhe nuk e mora. Më tha që t’i paguaj një kafe dhe ja kam paguar. Mendoj se para 3-4 ditësh, ky individi ma bëri me dorë teksa isha në makinë dhe unë nuk ndalova ta takoja. Nuk kam patur ndonjëherë konflikt me të. “A ke dy mijë lek për një kafe”, kjo gjë është miqësore. E kanë parë duke u sjellë në zonë, ka thyer edhe xhama të tjerë, ka bërë sjellje të ndryshme. Nuk e mora në punë, por donte me kaluar ditën jo të punonte”, përfundoi ai.
Më të lexuarat


'A kishte vajza që shikonin shefin?' Bashkëshortja e ish deputetit demokrat rrëfen nëse ishte xheloze për të kur punonin të njëjtin vend

Publikohet bilanci i COVID/ Autoritetet shëndetësore japin detajet çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Blendi Fevziu rrëfehet si asnjëherë më parë, tregon çfarë e mërzit më shumë vajzën e tij të vogël: Ma merr telefonin dhe...

Detektivja shqiptare zbulon në cilën moshë çiftet tradhtojnë më shumë: 70% e rasteve ndodh...

Habit politikani i njohur shqiptar, bën urim të PAZAKONTË për festën e mësuesve

“Ishte e tmerrshme. Rrija deri në 4 të mëngjesit dhe lutesha që emri të më shënohej te artikulli', Blendi Fevziu tregon sfidat e fillimit në gazetari: Ja sa ka qenë rroga ime e parë

Dëborë, shi e diell/ Moti bën kthesën e befasishme gjatë javës së ardhshme, mësoni kur do rikthehen reshjet

I vuri zjarrin zyrës së Drejtorisë Arsimore, e pëson keq mësuesi në Fier

Arrestohen 5 shtetas në Tiranë gjatë ditës së sotme, njëri prej tyre kishte kryer veprime të turpshme në prani të një të mituri

Diell e herë pas here vranësira, ja çfarë parashikojnë meteorologët për ditën e sotme
