
Postuar: 17/11/2018 - 16:55
Biznesmeni Albert Alterziu ka qenë i vetëm duke mbyllur lokalin, që ka në bashkëpronësi me vëllezërit e tij në një nga zonat më të populluara të qytetit, kur i kanë hedhur granatën.
Sipas Policisë, Alterziu ka qenë pranë derës së lokalit të tij kur një person i ka shkuar nga mbrapa dhe i ka hedhur te këmbët një granatë.
Pasi ka dalë nga rreziku për jetën, grupi hetimor ka nisur punën duke marrë në pyetje edhe të dëmtuarin nga kjo ngjarje, për të cilin dyshohet se kanë pasur qëllim eliminimin e tij.
Burime nga Policia bënë të ditur se 32-vjeçari Albert Alterziu ka mohuar që të ketë konflikte apo hasmëri me persona të tjerë, ndaj ai nuk ka dhënë asnjë emër të dyshuar si autor i mundshëm i kësaj ngjarje.
“Nuk kam hasmëri me askënd dhe nuk kam ide kush mund ta ketë bërë këtë. Unë nuk kam asnjë të dyshuar pasi nuk kam pasur asnjë konflikt së fundmi”, është shprehur për grupin e hetimit 32- vjeçari.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/