BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Aktualitet

“I kanë rënë në qafë për detyrën që i kanë ngarkuar”, Bislim Ahmetaj flet për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike: Ja pse nuk e doja Bashën kryetar

“I kanë rënë në qafë për detyrën

Bislim Ahmetaj, kryetar i grupimit dhjetor 90′, ku ka folur për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike.

Në një intervistë televizive Ahmetaj u shpreh haptazi se Lulzim Bashës i kanë rënë në qafë me detyrën që i kanë ngarkuar si kryetar i PD-së, sepse nuk është njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e opozitës, pushteti i dytë më i madh në vend.

“Nuk mund të them që kam qenë 100% i sigurtë në një fitore të PS, për shkak se ka pas 1001 arsye përse të humbte. PD kishte 1000 arsye të fitonte. Ishte një rekord i pashpresë fitorja e PS. 10 mandate PS i ka vjedhur, kjo është një nga aksiomat më të sigurta që kanë ndodhur. Kjo pritej që të ndodhte. Ajo 10-çe është ajo që përjashton një mazhorancë të thellë. Ndërsa ajo 4-çe që mundon e bën PD forcë jo konkurruese për të ardhur në pushtet.

Nuk kemi kërkuar kokën e Bashës. Basha është një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, të cilit i kanë rënë në qafë për atë që i kanë ngarkuar. Nuk është njeriu që mund të marrë përsipër të drejtojë këtë, sepse pushteti i opozitës është pushteti i dytë në këtë vend. Atij i është ngarkuar një barrë, që nuk duhej t’i caktohej. Kjo është një prej arsyeve themelore përse Bislim Ahmetaj është në studion tënde. Ne nuk kemi zgjedhur ndonjëhere kryetar. Azem Hajdarin e ka sjellë fryma. Nuk kemi sjellë ndonjëherë kryetar. Kshu ka ndodhur në Shqipëri prej shumë kohësh. Unë personalisht, që jam pjesë atij grupi që po përmendi ju, mendoj se ka ardhur një kohë që ne kemi të drejtën që të frymëzojmë zgjedhjen e një njeriu. Ai njeri që duhet të jetë në drejtim, të dalë nga baza”, ka thënë Ahmetaj.