Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I kërcënohej jeta në Shqipëri, Agron Tufa kërkon strehim politik në Zvicër

Postuar: 02/12/2019 - 21:59

Agron Tufa, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave te Komunizmit ne Shqipëri (ISKPK) ka kërkuar strehim politik në Zvicër për shkak te pasigurisë për jetën e tij dhe të familjes se tij në Shqipëri.

Burimeve te besueshme konfidenciale thane për Gazeta “Minerva” se z. Tufa ka kërkuar zyrtarisht strehim politik ne shtetin e Zvicrës dhe aktualisht ndodhet familjarisht i strehuar ne nj eng qendrat për azilantë politik te këtij shteti . Nga Zvicra , ai i ka kërkuar dorëheqjen nga drejtori i ISKPK , nëpërmjet një letre kryetarit te Bordit Drejtues te ISKPK Uran Butka Prej disa kohesh z. Tufa dhe instituti qe ai drejton ishte vene ne shënjestër të goditjeve te mazhorancës ish komuniste ne pushtet , veçanërisht nga pjese sa saje e implikuar ne krimet e komunizmit . Tufa u kërcënua dhe u fye publikisht ne Kuvendin e Shqipërisë nga deputetit i qeverise Spartak Braho ish hetues e gjykatës i diktaturës komuniste , autor i krimeve te saje ndërkohë qe ai u be pre e kërcënimeve publike ne mediat e rrjetet sociale pro qeveritare . Politikane e zyrtare te larte te shtetit kane ngritur një sër padish ndaj tij ne prokurorinë dhe gjykatat e kontrolluara nga qeveria, ne fushatë pothuaj inkuizicioni qe me sa duket e ka bere te pa mundur qëndrimin e tij te me tejshëm ne atdhe .

Agron Tufa vjen nga shtresa e te përndjekurve politike te komunizmit , ai është shkrimtar, publicist dhe pedagog i njohur . Tufa ka drejtuar që nga themelimi i tij ne 2010 deri më sot . Me ardhjen ne pushtet te ish komunisteve ne vitin 2013 instituti dhe drejtuesit e tij janë vene ne mënyre te përsëritur ne presion politik për shkak se zbardhja e krimeve te komunizmit prek direkt interesa politike ,personale e familjare te drejtueseve kryesor te qeverisë dhe mazhorancës .

Largimi nga vendi i z. Tufa është ne vazhdën e largimit te një numri te konsiderueshëm personaliteteve te shquara te vendit, puna dhe jete e te cilëve vlerësohet si e pasigurt ne Shqipëri . Sipas statistikave evropiane qe nga viti 2013 nga Shqipëria e qeverisur nga rilindja ish komuniste është larguar rreth 25 % e popullsisë se vendit. /Gazeta Minerva

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 13:53

Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u certifikua për Planifikimin Strategjik nën metodologjinë ndërkombëtare BRIDGE.

Postuar: 13/12/2019 - 13:53

Krahas Dardhës, fshatit turistik në Korçë, dimri ka mbërritur edhe në Theth.

Postuar: 13/12/2019 - 13:40

Një grup përfaqësues i magjistratëve shqiptarë i kanë shprehur shqetësimin përfaqësuesve më të la

Postuar: 13/12/2019 - 12:36

E rëndë është ngjarja që ka ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku një çift të rinjsh të sapo