Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I kërkoi ndihmë të atit, zbardhet telefonata e fundit që bëri para se ta ekzekutonin 23-vjeçarin (Detaje të reja)

Postuar: 13/08/2019 - 12:33

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Florian Selimit, 23-vjeçarit në Fier. 23-vjeçari u vra me thikë një ditë më parë pas një sherri me dy të rinj dhe u gjet i pajetë në një kanal.

Sipas Faxweb i riu kishte ndaluar anash rrugës për të riparuar një defekt për makinën e tij. Para se të ndodhte ngjarja e rëndë Selimi ka kërkuar ndihmën e të atit, duke e telefonuar.

Pas telefonatës ai ka ndodhur edhe sherri mes viktimës dhe dy personave të tjerë.  Ende nuk dihet sesi ka nisur konflikti midis të rinjve që përfundoi me vrasje, por raportohet ato janë konfrontuar fizikisht me viktimën.

23-vjeçari Florian Selimi nga Tropoja u gjet dje i pajetë një kanal në Fier, pasi ishte vrarë me thikë.  Ai prej 20 vitesh jetonte në fshatin Sulaj. Nga policia është arrestuar mëngjesin e sotëm dy autorët e dyshuar për ngjarjen: S. S., 26 vjeç, dhe K. M., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

Duhet të themi se në vitin 2015, Selimi është akuzuar se ka vjedhur një makinë, të cilën më pas e ka djegur në rrethana të paqarta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 22:08

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Fier.

Postuar: 25/08/2019 - 21:56

A.D, 26-vjeç nga Tirana e cila prej ditës së djeshme ndodhet në paraburgim në Elbasan, është dërg

Postuar: 25/08/2019 - 21:17

Unaza e Madhe e Tiranës është një ndër veprat më të mëdha infrastrukturore që po ndërtohet në kry

Postuar: 25/08/2019 - 21:09

OSHEE ka njoftuar se në datën 26 dhe 27 gusht do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në dis

Postuar: 25/08/2019 - 20:23

Gazetari Merxhan Daci ka qenë autori i shkrimit që ka publikuar të dhënat e shpenzimeve të minist

Postuar: 25/08/2019 - 17:48

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Klos-Dars.

Postuar: 25/08/2019 - 17:20

Vatrat e zjarrit sot kanë prekur rrethin e Krujës.