Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I kërkuar ndërkombtarisht për drogë e prostitucion, kush është 23-vjeçari i arrestuar sot nga Polica e Lezhës (EMRI)

Postuar: 12/09/2019 - 09:51

Policia e Lezhës në një operacion të gjërë kontrolli ka  arrestuar një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 20 vite burg, në fushën e narkotikëve dhe për shfrytëzim prostitucioni, si dhe një tjetër shtetas në kërkim kombëtar për vjedhje.

Gjithashtu u vu në pranga një shtetas, i cili qarkullonte me armë zjarri në brez, si dhe u procedua një tjetër në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të planit operacional të koduar “Qarku”, shërbimet policore të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë kanë ushtruar kontroll të gjerë në gjithë territorin e Lezhës me qëllim kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e sende tjera kundërligjshme.

Si rezultat i tij, falë edhe mbështetjes dhe bashkëpunimit me qytetarët, u lokalizuan dhe u kapën shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar, konkretisht:

– U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, shtetasi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

– U kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim kombëtar E.N., 22 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetases B.K., në Laç, ndodhur më 10 korrik 2019, ku ka vjedhur mallra dhe vlera monetare.

Gjithashtu, po në vijim të operacionit:

– U arrestua shtetasi B. P., 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT me krehër me 7 fishekë, pa leje.

– U procedua penalisht shtetasi E.Sh., vjeç 32, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, falënderon qytetarët për besimin dhe mbështetjen dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërinë në numrin unik 112 dhe në Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:45

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e dënimit 5 vite burg konvertuar në 3 vite e 4 muaj

Postuar: 19/09/2019 - 23:34

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, i quajtur Sali Berisha është vënë në pranga nga Policia

Postuar: 19/09/2019 - 23:30

Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre.

Postuar: 19/09/2019 - 23:19

Interesit të gazetarëve nuk u shpëtoi edhe një detaj që kishin vënë re tek ish-Ministri Saimir Ta

Postuar: 19/09/2019 - 22:57

Edhe pse u përpoq ta kalonte me batuta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se i duhej k

Postuar: 19/09/2019 - 22:04

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela  është dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda