Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I kujtoi rrogën që merr, Fuga s'përmbahet: Do të tunden themelet, do të rrëfej publikisht çfarë më the kokë më kokë në zyrën tënde!

Postuar: 12/01/2019 - 20:55

Profesori i njohur Artan Fuga i është përgjigjur ashpër nënkryetarit të Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti, i cili në një intervistë dhënë për mediat i kujtonte akademikut të njohur honoraret. Korkuti akuzonte Fugën se nuk kishte bërë asnjë punim shkencor që të botohej nga akademia.

‘’Nuk janë akademikë ata që shkruajnë se Ismail Qemali e kishte gruan greke, e shumë të tjera. Ndërsa edhe akademiku ynë Fuga shkruan se Ismail Qemali nuk vlerësohet për faktin që shpalli pavarësinë, por për faktin që dha dorëheqjen. Nuk është dinjitoze një deklaratë e tillë nga koka e një akademiku.

Ai duhet ta studiojë e të bëjë një botim rreth kësaj figure, siç botojmë ne të tjerët. Fuga nga kjo Akademi merr një rrogë të tërë. Dhe unë e kam thënë dhe them sërish se ai do të përgjigjet juridikisht për këtë rrogë. Fuga ka dhjetë vjet që nuk ka bërë një kërkim, një artikull shkencor që të botohet. Ai merret vetëm me kritika’’,deklarontë Korkuti.

Ndërkohë Fuga e ka krahasuar Korkutin me personazhin e plakut Mere.

Reagimi i Fugës:

Plaku Mere jep intervista kodra pas bregu.

Plaku Mere, kryetari që bëhet nënkryetar, nënkryetari që bëhet kryetar, që bëhet nënkryetar-kryetar, personazhi mitologjik që mban përgjegjësinë numur 1 për gjendjen e Akademisë të Shkencave, paska marrë guximin e rrjedhur që të më kujtojë honorarin që marr si akademik në bazë të ligjit dhe që e kam nderuar me punën time shkencore që në të gjitha këto vjet është brenda dhe jashtë vendit!

E kam nderuar deri në një!

Po, po, Plaku Mere, edhe të tjerë kur i vendos përball kritikës më kanë kujtuar rrogën!

Ti jo rrogën, por edhe frymën poqese ke në dorë pa merr!

Kujton se jemi në epokën e diktaturës!

Më merr të keqen!

Dhe poqese do të më detyrosh do të rrëfej publikisht se çfarë më the atë ditë kokë më kokë në zyrën tënde para pesë vjetësh! Atëhere do të tunden mirë themelet e asaj ngrehine ku ti ke futur një institucion të nderuar si akademia e shkencave!

Atëhere edhe pemët rreth ndërtesës të Akademisë të Shkencave do të fillojnë të ikin nga sytë këmbët!

Me bën presion tani me emër, si dikur në mënyrë anonime, me honorarin që nuk m’a ka dhënë ai, por ligja dhe puna ime në vazhdën e kërcënimeve groteske:

O mbyll gojën dhe mos flit për bëmat, për gjëmat, për shkeljet financiare të rënda që kërkoj prej vitesh të vihet përballë ligjit akademia e shkencave dhe kryesia e saj, ose do ja japësh llogari për honorarin e marr.

Plaku Mere hidhet në sulm sepse i ka ardhur fundi i përpjekjeve të tij për t’a mbajtur lidhur pas vetes Akademinë e Shkencave!

Plaku Mere buzë zjarrit ka marrë mashën në dorë dhe qëllon të gjithë ata që i thonë : Mjaft Plaku Mere se je bërë qesharak!

Si duket Plaku Mere nuk lexon as raportet vjetore të akademisë të shkencave ku unë raportoj përc cdo vit sipas rregullave.

Plaku Mere bërtet se mos i marrin kontrollin e një institucioni që e ka uzurpuar prej vitesh dhe nuk e lejon të marri frymë!

Guxon të merret me veprimtarinë time shkencore që vetëm në platformat europiane ka një index hash që shkon mbi 9 mesatarisht cdo vit!

Pa të më thotë sa e ka Akademia që ai e ka sabotuar me senilitetin e tij mendor?

Pa të më thotë sa artikuj, sa punime shkencore ka ai në revista a në botime shkencore brenda dhe jashtë shtetit?

Të m’a thotë sa ka ai që plaku Mere i ka besuar bishtin e tiganit?

Nëse Plaku Mere do që unë t’i shpjegoj pikëpamjet e mia për historinë politike të Shqipërisë, ja tregoj një për një, po është njësoj si t’ja tregosh dikujt që e zë gjumi në këmbë dhe i bie koka mbi gjoks e duhet t’a zgjosh:

Zgjoju Plaku Mere!

Plaku Mere dogmat e tua moniste përdhosin historinë dhe kombin shqiptar, nuk i mban dot më të jenë më paltforma ideologjike e Akademisë të Shkencave!

Albanologjia që ke ngurtësuar në akademi është një turp për kombin shqiptar dhe e përdhos historinë e tij!

Ikën kohët kur t’i jepje logon e Akademisë të Shkencave për konferenca ku ti dhe antarë të tjerë të akademisë nuk kanë asnjë kontribut!

Mësoju plaku Mere të mos jesh në prezidiume, pra në qoshe të oxhakut!

Ike plaku Mere ike, nuk e mban dot nën kontroll Akademinë e Shkencave sepse projekti im e hap atë në mbi 100 akademikë të moshave të mesme që do ta kthejnë atë në shtëpinë e madhe të intelektualizmit shqiptar që ti i ke venë drynin që “nipërit” e Plakut Mere të mos lëvizin nga fundi i oxhakut ku i ke mbajtur!

Ti Plaku Mere që njëkohësisht ke mbajtur 
edhe postin edhe të kryetarit,
edhe të kryetarit të asamblesë, 
edhe të kryetarit të këshillit ekzekutiv,
edhe të kryetarit të këshillit të botimeve, 
edhe të tenderimeve, 
edhe ke qenë autor dhe botues i ndonjë libri që e boton herë pas here, pa bërë prej kohësh as kërkime, as gërmime, ti duhet të përgjigjesh në Prokurori!

Bashkë me dy a tre të tjerë aty!

Ti plaku Mere që nga njëra anë si kryetar bllokoje reformimin e akademisë të shkencave dhe nga ana tjetër ishte përfaqësuesi i akademisë për reformimin e saj!

Më shkrijnë gazit përpjekjet e tua për të mbajtur mashën e zjarrit në dorë e cytyr hunjtë të bëjnë shkëndija!

Ti emri i të gjitha dështimeve në akademinë e shkencave, duke mbledhur rreth vetes ca burokratë të tjerë, që i ke paguar në pension dhe që i je imponuar duke qarkulluar fonde e parà të keqmenaxhuara.

Të gjitha janë të dokumentuara Plaku Mere!

Ti që firmos si Plaku Mere peticione kundër reformimit, që vetëm detyrimi që të bënë për të prerë financimet e Akademisë të bëri të ikësh me bisht në shalë, 
ti që ngre komisione zgjedhore pa datë zgjedhjesh, 
që ngre struktura që nuk i parashikon statutit, 
ti që të përzënë nga dera rihyn nga penxherja, 
ti që i ke dhënë vetes të drejtën të jesh i përjetshëm!

Si Zoti!

Ik Plaku Mere se nuk merrem me ty!

Ik në pleqërinë tënde që t’a uroj ta kesh sa më të gjatë!

U bëfsh edhe njëqind vjet të tjera!

Lëri avatarët e tu të përballen me reformimin!

Ty nuk të llogarit njeri në debat, nuk merrem me ty, sepse më ndalon mosha jote!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 19:36

Pas rreth 1 jave reshjesh e temperaturave të ulëta, si duket moti do të ndryshojë kah, duke kaluar në vlera pozitive.

Postuar: 16/01/2019 - 18:48

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh se familja Balili, edhe nëse disponon video të poli

Postuar: 16/01/2019 - 18:39

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bane

Postuar: 16/01/2019 - 18:14

Është shpëtuar ditën e sotme një 68-vjeçar i sëmurë, i cili ishte i bllokuar nga bora.

Postuar: 16/01/2019 - 18:12

Klemed Balili përfundoi pas hekurave një ditë më parë, duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen e opin

Postuar: 16/01/2019 - 17:21

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta për sh

Postuar: 16/01/2019 - 17:17

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje sa i takon intervistës së realizuar me Klement Balilin.