BREAKING NEWS

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon ashpër gjuhën e ministrit serb: Deklarime të tilla shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, është obligim...

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon
x
BREAKING NEWS

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një...

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte
x
BREAKING NEWS

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në
x
BREAKING NEWS

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektin e FNSH

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për
x
BREAKING NEWS

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në
x
BREAKING NEWS

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x

Aktualitet

E rëndë/ I mituri shkoi me pushime, daja e përdhunon, kush është 45-vjeçari i arrestuar në Morinë. Si i ngriti motra kurth vëllait për ta prangosur

E rëndë/ I mituri shkoi me pushime, daja e përdhunon, kush

Një 45-vjeçar nga Prizreni ka përfunduar në prangat e Policisë kufitare të Morinës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për abuzim seksual me nipin e tij 8-vjeçar.

Shtetasi Belul Kokollari, lindur dhe banues në fshatin Malësi e Re në Prizren, u arrestua nga Policia kufitare për llogari të Policisë së Beratit. Me anë të një njoftimi, Policia e këtij qarku tha se akuzat ndaj 45-vjeçarit janë provuar jo vetëm nga deklarimet e të miturit dhe nënës së tij, por edhe nga ekzaminimet mjekoligjore.

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së pikës kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjekoligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar”, sqaron Policia. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Beratit, Kokollari i konsideroi akuzat si të montuara.

Burri nga Prizreni ka të martuar motrën e tij në Berat. Policia nuk sqaron se kur ka ndodhur ngjarja, por burimet thotë se denoncimi ka ndodhur rreth dy javë më parë. Ka qenë vetë fëmija që i shoqëruar nga nëna e tij ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat menjëherë pas ngjarjes, ndërsa ditën e djeshme ka qenë motra e autorit të dyshuar ajo që ka sinjalizuar Policinë për ardhjen e Kokollarit në Shqipëri. Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku 8-vjeçari bashkë me të ëmën kishin shkuar për të qëndruar disa ditë.

Pas denoncimit dhe ekzaminimit, Policia e Beratit shpalli në kërkim 45-vjeçarin Kokollari, i cili nuk ishte në dijeni se kërkohej nga Policia shqiptare. Ai ishte nisur gjatë ditës së djeshme për të shkuar drejt Beratit për të vizituar motrën e tij, e cila ishte martuar prej vitesh atje dhe jetonte në lagjen “28-Nëntori”. Pas arrestimit, Kokollari është transferuar direkt në Policinë e Beratit, ku do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor. “Njeriu që gabon mund ta përmirësojë gabimin. Njeriu i paditur mund të mësojë. Por një njeri i keq në shpirt do mbetet gjithmonë i tillë”, shkruante Kokollari në 26 shtator.

Kokollari rezulton i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të dhunës, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë. Ka qenë pikërisht kjo periudhë kur mendohet se 45-vjeçari ka krijuar “afrimitet” me nipin e tij, e pasuar më pas nga abuzimi seksual. Në atë periudhë, Kokollari kishte qëndruar për ditë të tëra në Berat, pasi motra e tij dhe bashkëshorti kishin pasur një konflikt me një fqinjin e tyre në gusht 2020.

Më të lexuarat