Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I morën me mashtrim mijëra euro, arrestohen dy persona (Detaje)

Postuar: 18/04/2019 - 20:11

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit:

P., 36 vjeç, lindur në Tiranë;

S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2019 - 08:02

Një antenat me armë zjarri ka tronditur në orët e para të mëngjesit fshatin Poro të Vlorë.

Postuar: 27/05/2019 - 07:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas

Postuar: 27/05/2019 - 07:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Poro të njësisë  administrative Novoselë

Postuar: 27/05/2019 - 07:03

Arba Kokalari është europarlamentarja më e re dhe shqiptarja e parë që fiton një vend në Parlamen

Postuar: 27/05/2019 - 06:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 26/05/2019 - 23:12

Moti ditën e nesërme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Postuar: 26/05/2019 - 22:28

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i