BREAKING NEWS

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks
x

Aktualitet

I mori përmes mashtrimit 8 milionë lekë vajzës së pacientes me COVID, zbardhet dëshmia e sanitares së ‘Shefqet Ndroqit’: S’jam mirë psikologjikisht!

I mori përmes mashtrimit 8 milionë lekë vajzës së

Sanitarja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ T.D, e cila akuzohet se i ka marrë përmes mashtrimit 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje që ishte shtruar në spital me COVID-19 është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

“Aktualisht nuk jam mirë psikologjikisht, do jap sqarime në një fazë tjetër të hetimit”., kjo ka qenë fjala e vetme e sanitares para oficerëve të policisë.

Bëhet me dije se 58-vjeçarja nuk ka qenë në gjendje të mbrojë veten para oficerit, i cili në prani të avokatit të saj, Enea Cenko, i ka komunikuar Tires akuzën e “Mashtrimit të kryer më shumë se një herë”.

58-vjeçarja nuk ka pranuar të flasë duke thënë se nuk është mirë psikologjikisht dhe se do të dëshmojë në një fazë tjetër të hetimit.

Ditën e sotme pritet që Tire Alldervishi të dalë para gjykatës dhe të njihet me masën. Kjo e fundit akuzohet për mashtrim pasi i mori mbi 8 milionë lekë vajzës së një ish-paciente në këtë spital, duke u hequr si infermiere, ku i kishte  premtuar kësaj të fundit se do i shpëtonte nënën e sëmurë nga “COVID-19”, e cila nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen.

Më të lexuarat