Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I ndiqte deri tek dera e shtëpisë, manjaku ul pantallonat dhe vetëkënaqet para vajzave në Tiranë

Postuar: 15/09/2019 - 17:56

Personi në fjalë, i cili është identifikuar, i ndiqte ato nga pas. Siç raportojnë vajzat, ai shkonte deri në sheshpushimin e katit të pallatit në të cilën vajzat kanë banesën dhe më pas, me paturpësinë më të madhe, niste të masturbonte.

Vajzat tregojnë se kjo situatë është bërë shqetësuese si për to, edhe për banorët e tjerë të pallatit. Në kallëzimin e bërë në organin e akuzës, të rejat, të cilat janë 4 studente që jetojnë në një banesë, tregojnë se nuk kanë denoncuar më parë këtë rast pasi kishin patur frikë dhe kishin menduar se situata nuk do të përsëritej më.

Megjithatë, teksa janë llahtarisur për disa ditë më radhë, duke qenë se personi në fjalë, Ervis Sallaku, i ka ndjekur deri tek dera e shtëpisë, dy prej tyre kanë marrë guximin për të kërkuar ndihmë.

Në materialin hetimor thuhet se në datën 21 shkurt 2019,rreth orës 20:20 E.H dhe S.P janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë për të depozituar kallëzim penal ndaj Ervis Sallaku.

Menjëherë është lokalizuar dhe arrestuar ky person i cili rezultoi të jetë Ervis Sallaku. I pyetur nga policia si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet, i pandehuri Ervis Sallaku e pranon akuzën, por ai shprehet se nuk është e vërtetë që këto veprime i ka bërë në mënyrë të vazhdueshme, por me raste.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 19:40

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka dhënë të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbi vendimin për të shkarkuar nga detyra prokurorin Artur Selmanin.

Postuar: 14/10/2019 - 19:20

Gjatë protestës së qytetarëve të Unazës së Re, pranë drejtorisë së policisë mbrëmjen e djeshme, a

Postuar: 14/10/2019 - 18:33

Një vajzë 16-vjeçare ishte e ftuar së bashku me tre miq në një festë në shtëpinë e një prej të pa

Postuar: 14/10/2019 - 18:23

Një automjet ka përplasur një person në biçikletë këtë pasdite në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur

Postuar: 14/10/2019 - 18:22

Ende pa nisur tubimi është vënë re nja prezencë e lartë e forcave të Policisë në Astir.

Postuar: 14/10/2019 - 18:10

OSHEE bën me dije se për shkak të rikonstruksioneve të kabinave elektrike, këtë të martë do të st

Postuar: 14/10/2019 - 18:01

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, ka komentuar raportin zyrtar të Komisionit të Venecias për pres