Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I ngacmoi të dashurën dhe plagosi të riun në Tiranë, kush është 23-vjeçari që u arrestua sot (EMRI+DETAJE)

Postuar: 23/08/2019 - 12:27

Policia e Tiranës arrestoi sot një 23-vjeçar, i akuzuar për plagosje, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë.

Policia sqaroi se ka arrestuar Albert Gjonpalaj, 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjonpalaj ishte i shpallur në kërkim nga policia për një ngjarje të vitit 2018.

Më 13 maj 2018, 23-vjeçari është konfliktuar në bulevardin 'Bajram Curri' me A. B., ndërsa e la të plagosur.

Gjonpalaj se bashku me një tjetër person, identifikuar si Xhoni Hitaj qëlluan me pistoletë ndaj A.B dhe me pas u larguan nga vendi i ngjarjes të ndihmuar nga një shok me një makine tip “Opel”.

Shkak për këtë ngjarje u bënë xhelozia për femrat që Gjonpalaj dhe Hitaj kishin në krah, ndërsa janë ngacmuar nga personi që mbeti i plagosur.

Njoftimi i plotë për arrestimin e Gjopalajt:

Kapet dhe arrestohet një person i shpallur në kërkim për veprat penale ''Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë” në bashkëpunim dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.

Në momentin e kapjes në një lokal, shtetasi A.Gj kishte me vete në cantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit shumë të frytshëm me aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, qyetarët, shërbimet e Seksioneve për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas informacioneve të marra për një person në kërkim, i cili ndodhej në një lokal në rrugën "Teodor Keko" dhe dyshohej se kishte dhe armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar "Aleati", i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit: A.G. 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në momentin e kapjes në lokal, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia, këtij shtetasi iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me 5 fishekë luftarakë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.

Shtetasi A. Gj, më 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konfikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur.

Materialet procedurale do t’i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi