Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I nguli mjetin prerës në gjoks, ndërron jetë në spital 18-vjeçari shqiptar

Postuar: 22/07/2019 - 20:40

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u godit me një mjet prerës nga një adoleshent italian.

I riu shqiptar u shtrua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një mosmarrëveshje midis dy të rinjve, e cila u tensionua duke shkuar deri në përplasje fizike.

Hetimet e policisë zbuluan se adoleshenti italian goditi me një mjet prerës në gjoks të riun shqiptar, duke i shkaktuar plagën e rëndë që i mori jetën.

Ngjarja  ka ndodhur në Udine, ndërkohë që autori është një 17-vjeçar italian, pjesë e "Shtëpisë Don Emilio De Roja", një qendër komunitare që përkujdeset për personat në nevojë.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u transportua menjëherë drejt spitalit, por gjendja e tij ishte tejet kritike, gjë që i solli humbjen e jetës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 17:06

Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik.
 

Postuar: 08/12/2019 - 16:57

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një

Postuar: 08/12/2019 - 16:13

Ky është momenti kur një pallat 5 katësh në zonën e Shkozetit, i shpallur me rrezikshmëri të lart

Postuar: 08/12/2019 - 16:02

Greqia hap hetim për vrasje të qëllimshme të ekstremistit minoritar në Bularat, Kostandin Kacifas

Postuar: 08/12/2019 - 15:51

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Agias në Hania të Greqisë.

Postuar: 08/12/2019 - 15:38

Një grek i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Danimarka në Tiranë nga drejtësia shqiptare pa

Postuar: 08/12/2019 - 15:15

Grupi i inxhinierëve dhe arkitekteve nga Izraeli kanë mbi 5 ditë që po punojnë në terren dhe po a