BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Aktualitet

I ofroi ryshfet punonjësit të Policisë që të merrte më shpejt pasaportën, e pëson keq fieraku

I ofroi ryshfet punonjësit të Policisë që të merrte

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi që të korruptonte me para një efektiv. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Fier.

Mësohet se shtetasi me inicialet E. B., banues në Fier, akuzohet se i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës, me qëllim marrjen e saj në afate të përshpejtuara.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.