Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale të rënda/ Nga atentati te “Lulishtja 1 Maji” tek sulmet e shumta me eksploziv për ta eleminuar, kush është Elvis Gaçaj, “bosi” i drogës në Shëngjergj

Postuar: 09/10/2019 - 14:58

Ditën e sotme Policia e Durrësit finalizoi një super-operacion, ku ranë në prangat e policisë, dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë 44-vjeçarin Elvis Gaçaj, teksa është vënë në ndjekje të tij, pasi i ka ikur postbllokut, ku i është zbuluar një armë zjarri pa leje.

Por, kush është 44-vjeçaj, i cilësuar si “i forti” i Tiranës?

Elvis Gaçaj rezulton person me precedentë penalë, pasi është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Në Prill të këtij viti, ai është arrestuar së bashku me Leonard Dukën në Tiranë, ndërsa armën e hodhën nga ballkoni i banesës sapo konstatuan policinë.

 

Në vitin 2015, Gaçaj ka qenë objektiv i një atentati te “Lulishtja 1 Maji”, në kryeqytet, ku u vranë dy persona, ndërsa ai mbeti i plagosur. Në këtë atentat, mbetën të vdekur gabimisht shtetasit Aurora Oskain dhe Kevin Rugova, ndërsa shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura.

Sipas autorëve, shkaku i konfliktit mes tyre ishte sepse disa muaj para ngjarjes, i arrestuari në aksionin e sotëm, Elvi Gaçaj, u kishte propozuar që të punonin për të për të shpërndarë drogë, hashash, në zonën e Tiranës së Re dhe kompleksin sportiv “Dinamo”.

Gjithashtu, 44-vjeçari akuzohet dhe si personi që dispononte dhe financonte parcelat me hashash në zonën e Shëngjergjit. Elvis Gaçaj, 44 vjeç, brenda viteve 2013-2015 u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.

Në atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu. Gaçaj akuzohet se ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 18:57

Janë publikuar pamjet e aksionit që Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL realizoi kundër një bande shqiptarësh që vidhnin banesat e lojtarëve të Real dhe Atletiko Madridit.

Postuar: 22/10/2019 - 18:50

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë- Durrës.

Postuar: 22/10/2019 - 18:41

Moderatorja Marsela Topi e Tv Apollonia Fier, është nxehur keq me kameramanët e emisionit pasi kë

Postuar: 22/10/2019 - 18:39

Dilaver Kalaja, shefi i ruajtjes së objekteve të komisariatit nr.1 në Tiranë ka reaguar lidhur me

Postuar: 22/10/2019 - 18:20

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka bërë sërish apel për shpëtimin e Alvinit t

Postuar: 22/10/2019 - 17:59

Dilaver Kalaja, shef objektesh në Komisariatin nr.

Postuar: 22/10/2019 - 17:36

Një peshkaqen i llojit tigër, është kapur në ujërat e detit Adriatik nga një anije peshkimi.