
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

I përfshirë në një vrasje në Belgjikë dhe disa të tjera në Shqipëri, arrestohet në Holandë 35-vjeçari, doli në skenë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022

Eljo (Ervis) Bitri, 35-vjeçari nga Elbasani është arrestuar dje nga policia holandeze në Leiden pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me pagesë. Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit u shpreh se shtetasi në fjalë përdorte edhe emrin Bledar Debrova, ndërsa u kap duke qarkulluar me armë zjarri me silenciator. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. “Në vijim të punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët holandezë, në kuadër të operacionit “Leiden”, u kap nga Policia holandeze shtetasi: Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”. Ky shtetas u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër. Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi”, thuhet në njoftim.
Eljo Bitri (Bledar Debrova) akuzohet edhe për vrasje në Belgjikë
Më tej policia bë me dije se ai kërkohej edhe për vrasje në Belgjikë. “Gjithashtu, shtetasi Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm). Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për të luftuar krimin e organizuar. Policia e Shtetit falënderon homologët holandezë, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar”, njoftoi policia.
Ja si doli në skenë emri i Bitrit
Emri i tij doli në dosjen ‘Plumbi i Artë’ nga të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj. Ky i fundit zbuloi detaje edhe nga vrasja e Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Në lojë për vrasjen e Dorjan Shkozës ishin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë. Sipas Henrik Hoxhajt, vrasjen do e kryente për pak lek pasi bëhej fjalë për çështje personale. Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan. Eljo ka qenë në drejtimin e makinës me të cilën u krye vrasja.
Më të lexuarat


"I ka marrë lekë biznesmenëve"/ McGonigal përplas Artan Hoxhën me gazetarin: E pavërtetë, ja çfarë duhet bërë në Shqipëri

Çfarë po ndodh? "Shatërvan” në mes të Tiranës, pamjet shpërndahen me shpejtësi (VIDEO)

"Opozita, në luftë me pushkë druri", Artan Hoxha "zbërthen" lëvizjen e Ramës: E kanë këshilluar të shmangë deklarimet

Tensionet në seancën pararlamentare, deklarata e fortë e gazetarit: Ka degraduar gjendja, Rama ka nisur të delegojë vetveten

Gripi dhe virozat/ Mjeku i njohur jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, tregon rastet kur duhet të shkojmë te doktori (Video)

Çfarë po paralajmërohet? Britania u "mbyll derën" shqiptarëve: O gomonet, o pushtetin

I vodhi studentit portofolin për të blerë cigare, merret vendimi për 42 vjeçarin

"Ka dobësuar marrëdhënien me SHBA-në", Nazarko ka reaguar mbi çështjen e Asociacioni: Ndërkombëtarëve u intereson pohimi i Kurtit

Ndryshime në provimet e maturës, zbardhen detajet, ja çfarë mund të ndodhë tashmë me maturantët

Në arrest shtëpie, shqiptari nuk përmbahet, organizon festë me drogë në tarracën e pallatit, policia del me detajet e fundit
