Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

I premtoi se do ta ndihmonte të merrte kredi dhe i ngriti grackë qytetarit për ta zhvatur, arrestohet 'avokati' nga Mati (NGJARJA)

I premtoi se do ta ndihmonte të merrte kredi dhe i ngriti grackë

Një 30-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga policia pasi me anë të mashtrimit i kishte marrë para një personi tjetër për të kryer procedurat për një kredi.

Ai ishte paraqitur si avokat duke i ngritur grackë një personi të identifikuar si A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.