BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“I pret plumbi sapo dalin nga burgu”, ekspertët e kriminalistikës zbërthejnë skemën e atentateve në vendin tonë: Nuk do shesin lule kur lirohen nga qelia, por...

“I pret plumbi sapo dalin nga burgu”, ekspertët e

Ekspertët e kriminalistikës Ervin Karamuça dhe i rendit Fatjon Softa komentuan sot atentatet që kanë ndodhur në vendin tonë.

Të paktën 12 atentate kriminale që kanë ndodhur këtë vit në vendin tonë, me pasojë vdekjen, u janë bërë personave që kanë vuajtur më parë dënime në burgjet e vendit, dhe të përfshirë edhe vetë në ngjarje me natyrë kriminale.

Karamuça dhe Softa thanë pwr FaxNews se duhet të ketë një koordinim më të madh të punës mes drejtorisë së burgjeve dhe policisë.

“Unë nuk di ti referohem një rasti të veçantë, por ka të bëjë me rivalitetin mes grupeve, që vazhdon edhe brenda burgut. Mezor presin që të lirohen prej aty dhe më pas të urdhërohet ekzekutimi. Policia e ka mundësinë që të veprojë në lidhje me këto ngjarje, pasi policia e burgjeve njofton policinë e rendit kur këta persona dalin nga institucionet e vuajtjes së dënimit. Ne kemi mundësi që ti parandalojmë këto ngjarje.

Ne kemi vjetarin statistikor të policisë së shtetit, raportet e prokurorisë, por na mungon raporti vjetor mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Për fatkeqësinë tonë ne iu referohemi raporteve ndërkombëtare për ti identifikuar këto banda. Ka ardhur koha që ne të koordinojmë punën mes institucioneve, që qytetarët ta dinë se çfarë ndodh në Shqipëri me krimin e organizuar”, u shpreh Karamuça.

Ndërkohë që Softa foli dhe në lidhje me praninë e bandave në vendin tonë, që sipas tij njihen shumë mirë nga qytetarët dhe nuk goditen dot nga policia.

“Këto ngjarje po ndodhin në mes të qyteteve në lokale, kjo fillon që nga mënyra e ndarjes në burgje të të dënuarve, në Austri psh ka 7 departamente të ndryshme. Ne jemi dëshmitarë që në burgje futen celularë dhe personazhe të ndryshme kanë porositur nga aty vrasje. Duhet të dihen lëvizjet e personave pasi dalin nga burgjet, këta ose kanë bërë ekzekutime kur kanë dalë nga burgu, ose janë ekzekutuar vetë. Mezi kanë pritur të dalin nga burgu për të larë hesapet.

Policia e Shtetit duhet të ketë një strukturë të veçantë, kur dalin nga burgu nuk shkojnë për të shitur lule, por shkojnë për të bërë krim. Banda ka një komandat, mbi 3 persona, duhet të kenë lidhje brenda dhe jashtë Shqipërisë për të kryer aktivitetin kriminal. Ne sot themi banda e Lushnjes, e Elbasanit e Durrësit, pra na janë bërë shumë banda, kanë makina me xhama të zinj, rrinë në lokale të shtrenjta, e madje dhe në shoqërinë e punonjësve të policisë.

Ndaj ne themi që Policia ka nevojë që të shkundet, nuk po them që është një gjë e lehtë, por pa pastruar vetë Policinë, nuk mund të pretendosh që të luftosh krimin. Mjafton që të pyesësh qytetarët, dhe ata e dinë se ku hanë ku pinë këta njerëz.

Është kërkuar dhe nga ndërkombëtarët që kjo të luftohet, njerëzit duan të jenë të qetë kur çojnë fëmijët në shkollë, kur shkojnë me pushime. Si ka mundësi që këto banda komunikojnë me celular, me mesazhe, me radio edhe nga burgu. Policia duhet të depërtojë te  vetë ata. Drejtori i ri që ka ardhur ka një perceptim fillestar pozitiv në sytë e publikut, shpresojmë që ta shohim këtë efekt”, përfundoi Softa.

Më të lexuarat