BREAKING NEWS

BBC News konfirmon ekzistencën e vaksinave me çip të Bill Gates, miliarderi përgënjeshtron dhe akuzon mediat sociale

BBC News  konfirmon ekzistencën e  vaksinave me çip të Bill
x

Aktualitet

EMRAT/ I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, kush është shtetasi nga Fieri, policia zbardh detajet: 66-vjeçari dyshohet se…

EMRAT/ I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, kush

Tri llogari bankare me vlerë 140 mln lekë janë sekuestruar pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas policise, shumat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të këtij qyteti, pas një hetimi disamujor, bënë ekzekutimin i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit me Lako Levani, 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë.

“Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, njofton policia.

Sipas hetimeve, shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, shtetasi A. L është dënuar në Itali.

NJOFTIMI 

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Konfiskohen tri llogari bankare të një 66-vjeçari, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit L. L., 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, shtetasi A. L është dënuar në Itali.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të tjerë të lidhur me të.