
Postuar: 19/11/2019 - 10:16
Modelja Kejvina Kthjella kërkoi rikthimin e telefonit që iu sekuestrua nga prokuroria në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.
Sot mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që t’i kthejë celularin Kejvina Kthellës, pasi ia kishte sekuestruar pas arrestimit të Redjan Rrajës, pasi dyshohej se kishte komunikuar me këtë të fundit.
Ndërkohë, Prokuroria ka vendosur të mos i kthejë Kthellës automjetin, të cilin e konsideron si provë si dhe llogaria bankare ende do të jetë e bllokuar.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/