Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I shembën restorantin, Mihal Kokëdhimës i ndodh e papritura në burg

Postuar: 09/10/2019 - 16:30

Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Vlorë, përfaqësuesi i akuzës Saimir Smaka ka kundërshtuar pretendimet e Mihal Kokëdhimës për të liruar nga burgu, pronarin e ish-restorantit Panorma i cili dhunoi turistët spanjollë se duhet të linte qelinë për shkak të problemeve shëndetësore.

Mësohet se Mihal Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku po vuan dënimin pasi në muajin gusht u përfshi në një përplasje fizike me një familje spanjolle që kishte mbërritur në Shqipëri për turizëm.

Nëpërmjet disa raporteve mjekësore të kryera disa kohë më parë në spitalin e Janinës në Greqi, ku mjekët kanë konstatuar se Kokëdhima vuan nga zgjerimi i aortës së zemrës, biznesmeni ka kërkuar heqjen e masës ‘arrest me burg’ në një masë më të lehtë.

Me këto raporte mjekësore, avokati i Mihal Kokëdhimës ka tentuar të bindë gjyqtaren Esmerilda Habili, se klientit të tij i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit.

Gjithashtu mësohet se veç këtij argumenti Kokëdhima ka thënë në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi tani lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë frikëse mund të bjerë në konflikt me të.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:51

Disa ditë më parë një 16-vjeçare shqiptare na bëri të gjithëve krenarë teksa mbajti një fjalim tepër dinjitoz në Parlamentin Europian.

Postuar: 14/10/2019 - 07:43

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj sot do të dalë para Komis

Postuar: 14/10/2019 - 07:37

Marsida Qatja, 30-vjeçarja nga Elbasani është shndërruar në një ndër personazhet më të diskutuar

Postuar: 14/10/2019 - 07:20

Protesta e mbrëmshme në ‘Unazën e Re’ është shoqëror me akte të dhunshme dhe shkelje

Postuar: 14/10/2019 - 07:14

Siç do ta shikoni edhe në foton e mëposhtme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do

Postuar: 13/10/2019 - 23:14

Përfshihet në flakë një automjet.