Aktualitet

 I shpallur në kërkim për pengmarrje dhe drogë, ndalohet nga Policia ‘i forti’ i Lazaratit

  I shpallur në kërkim për pengmarrje dhe drogë, ndalohet

Sipas informacioneve, 34-vjeçari Buzheri po tentonte t’i largohej patrullës së policisë.

I arrestuari ka probleme prej vitesh me drejtësinë.

E KALUARA KRIMINALE

Në vitin 2016, ai goditi me grusht një efektiv të policisë në Tiranë dhe u arrestua për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Por, 7 vite më parë, në 4 mars 2012 së bashku me 6 persona të tjerë, Bako Buzheri morën peng vëllezërit Ergest dhe Velo Shela, pasi dyshonte se këta i kishin grabitur një sasi droge.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e grupit me 105 vite burg (Bako Buzheri me 21 vite nga pretenca). Por, Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.