Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

I shpëtoi atentatit me eksploziv në Tiranë/ I intubuar dhe me dëmtime në të gjithë trupin. Ja gjendja e Preng Gjinit. Reagon shef i kirurgjisë në Spitalin e Traumës

I shpëtoi atentatit me eksploziv në Tiranë/ I intubuar dhe me

Kanë dalë pamje nga brenda Spitalit të Traumës të Preng Gjinit, 50-vjeçari që i shpëtoi mbrëmjen e djeshme një atentati me eksploziv në Tiranë.Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, Gjini është i intubuar dhe me dëmtime në pothuajse të gjitha pjesët e trupit.

Ndërkohë Dritan Çela, shef i kirurgjisë në Spitalin e Traumës, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij.Sipas mjekut, gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa shtoi se pas operacionit të djeshëm sot është planifikuar një ndërhyrje edhe nga mjekët okulistë.

I shpëtoi atentatit me eksploziv në Tiranë/ I intubuar dhe me

“Gjendja e pacientit që ka ardhur dje me eksploziv është aktualisht e stabilizuar.  Pacienti për momentin është duke bërë një intervent nga okulistët. Përsa i përket operacionit të djeshëm, është bërë mirë në përgjithësi. Kanë ndërhyrë disa grupe mjekësh.  Në përgjithësi të gjitha parametrat kanë qenë stabël dhe gjatë natës kanë qenë të stabilizuara.

I shpëtoi atentatit me eksploziv në Tiranë/ I intubuar dhe me

Ka patur kryesisht dëmtime në kokë, dëmtime të syve, dëmtime në qafë, një cifël i ka mbetur në gjendrën tiroide. Dëmtime në mushkëri, dëmtime në bark. Janë hequr një pjesë zorrësh, janë qepur një pjesë tjetër”, tha mjeku.

Sa i përket gjymtyrëve, mjeku u shpreh se përveç disa gishtave në dorën e majtë që rrezikojnë të priten, nuk ka asnjë problem tjetër.