Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"I thanë se ka drekuar me Habilajt", Klodiana Lala nxjerr detajet e forta, tregon se çfarë ndodhi në procesin e sotëm gjyqësor të Saimir Tahirit

Postuar: 10/09/2019 - 22:55

Gazetarja Klodiana Lala foli në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Lala deklaroi se pretenca sot ishte e përfaqësuar nga prokurorë, që kishin me vete një dosje voluminoze me 34 faqe. Ajo shtoi se përgjimet kanë nisur në vitin 2016.

“Pretenca ishte 34 faqe. Prokuroria kishte ngritur tre akuza, atë të trafikut të drogës në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Përgjimet kanë nisur më 2016. Ata nisën me Taulant Haxhiraj, i cili kishte lidhje me Habilajt dhe kishte lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit,  Tjetër pikë është shitja e makinës së tij private te vëllezërit Habilaj. Tahiri kishte udhëtuar drejt Greqisë. Zyrtarë të tjerë kanë udhëtuar me Habilajt. Mbrojtja ishte mjaft e mirë. Florian Habilaj dhe Moisi Habilaj ishin përfshirë në trafik droge. Kur Tahiri ka mbërritur në Greqi, skafi i tij ka pësuar defekt. Përgjimet thonë se shpenzimet për riparim të skafit janë bërë nga Moisi Habilaj. Skafi është dërguar për riparim në Itali pikërisht nga Habilaj”, tha Lala.

Më pas, gazetarja shpjegoi edhe raportet mes Tahirit dhe grupit të Habilajt, për të cilët ka dyshime Prokuroria.

“Tahiri e pranon se ka shitur makinën te Artan Habilaj. Tahiri argumenton se këtë histori e ka mbyllur Prokuroria e Katanias, e cila e ka shpallur të pafajshëm. Bëhet fjalë për 4 episode të trafikut të drogës. Prokuroria ka përdorur si provë ndaj Tahirit edhe sekuestrimin e 4 ton drogë në Babicë të Vlorës. Saimir Tahiri iu kthye me akuza Prokurorisë duke thënë se Policia e Vlorës kishte denoncuar Habilajt për trafik droge. Tahiri ngriti akuza ndaj Prokurorisë, duke thnë se pse organi i akuzës s’paska favorizuar Habilajt.

Saimir Tahiri po ashtu tha se Habilajt janë ndaluar disa herë në vijën e dytë. Tahiri tha se ju më favorizoni për trafik, ndërsa unë i luftoja në këtë kohë? Është proces që ka zgjatur 2 vjet. Prokuroria thotë se Habilajt kanë pasur mbrojtje. Edhe çështja e makinës është e dyshimtë, pasi kjo makinë mund të jetë përdorur për trafik droge dhe elementi i tretë është që skafi i Tahirit është riparuar pikërisht nga Habilajt. Në një episod, Tahiri kishte kaluar me skaf dhe një nga punonjëset ishte habitur që ministri kishte nën pronësi një skaf. Përgjimet janë bërë nga Prokuroria e Katanias”, u shpreh më tej Lala.

Gazetarja Klodiana Lala theksoi se në sallë, prokurorët i thanë Tahirit se ai kishte drekuar me Habilajt, por mbrojtja tha se këto janë të pavërteta.

“Përgjimet janë bërë nga Prokuroria e Katanias. Pretendohet gjithashtu se Saimir Tahiri ka drekuar me trafikantët, por vetë ministri i Brendshëm është shprehur se këto nuk janë të vërteta. Tahiri tha se ka qenë duke drekuar me Klajda Gjoshën dhe Nasip Naçon. Arbitri final është gjykata, e cila do të dalë në përfundimin nëse Tahiri është fajtor apo jo”, vlerësoi Tahiri.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi