BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Aktualitet

I vihet tritol makinës në Vlorë, shkojnë me shpejtësi në vendngjarje forcat RENEA (DETAJE)

I vihet tritol makinës në Vlorë, shkojnë me shpejtësi

Një sasi eksplozivi është pikasur në një makinë gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në mesnatë në lagjen “Hajro Çakërri”. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B., që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Njoftimi:

Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se  poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat  pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.