BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

I vodhën mbi 250 milionë lekë biznesmenit në Tiranë dhe u larguan me makinën e gazetares së njohur, zbardhet dëshmia e autorëve: U habitëm edhe vet kur...

I vodhën mbi 250 milionë lekë biznesmenit në Tiranë dhe

Donald Hoxha dhe Gentian Kame janë dy autorët e vjedhjes së më shumë se 250 milionë lekëve të biznesmenit Flamur Behi, të cilët janë arrestuar nga policia.

Ata kanë pranuar fajësinë në prokurori, ndërsa kanë thënë se e njihnin biznesmenin.

Dy autorët kanë thënë para prokurorëve se edhe vetë janë habitur kur kanë parë çantat me lekë, pasi edhe vetë nuk e dinin se biznesmeni mund të kishte atë shumë të madhe parash me vete

"Nuk e dinim se çfarë shume kishim grabitur. U habitëm dhe vete. E njihnim si biznesmen por nuk mendonim se do kishte aq shumë para në bagazhin e makinës", janë shprehur dy autorët para hetuesve, bën të ditur Report TV.

Vjedhja ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku autorët përdorën një bllokues valësh për të bërë të mundur që makina të mbetej e hapur, pavarësisht se biznesmeni e mbylli me pult.

Pas largimit të tij, autorët kanë marrë nga bagazhi paratë dhe janë larguar.

Gjithashtu mësohet se autorët e grabitjes, vëllai dhe i dashuri i gazetares së ‘Zjarr Tv’,  kanë përdorur makinën e kësaj të fundit. Dy hajdutët janë identifikuar shumë shpejt nga targa e automjetit që kanë përdorur për t'u larguar. Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë.

Më të lexuarat