BREAKING NEWS

“Këta 3 politikanë janë përgjuar”, Spartak Ngjela flet me emra dhe bën deklaratën ‘bombë’: Ja pse Ilir Meta do të shkarkohet , bravo i qoftë Lulzim Bashës nëse...

“Këta 3 politikanë janë përgjuar”, Spartak
x

Aktualitet

I vrau të dashurin, zbulohet çfarë i kishte bërë vajza babait para krimit

I vrau të dashurin, zbulohet çfarë i kishte bërë

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku një 51-vjeçar vrau me thikë të dashurin e vajzës. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në zonën e Unazës së Re. Olsi Lelo mbeti i plagosur me thikë dhe për pasojë ai ndërroi jetë sot në spital.

 
Mësohet se 38-vjeçari kishte qenë i martuar më parë, ndaj edhe 51-vjeçari Rezmi Caushaj ishte kundër kësaj marrëdhënie dhe kishte tentuar disa herë ta ndante Lelon nga e vajza e tij. Po ashtu thuhet se babai e kishte dhunuar disa herë vajzën e tij, 23 vjeçe, madje kjo e fundit kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtje nga policia.
 
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë. Siç u raportua më herët, Caushaj e kishte ftuar 38-vjeçarin në kafe ku edhe e ka qëlluar me thikë. Dy burrat fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas 51-vjeçari e ka qëlluar me thikë. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës ndërsa sot ka ndërruar jetë pasi plaga i kishte prekur organet jetike.

Më të lexuarat