Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I vunë flakën makinës së efektivit të policisë, flet pronari i automjetit: Dyshoj që...

Postuar: 15/04/2019 - 17:21

Mjeti tip “Mercedez Benz”, që i përket një efektivi të Komisariatit të Policisë së Gramshit, është djegur mesnatën e së shtunës. Automjeti me targë GR 170 0B është në pronësi të Y.T., punonjës pranë Komisariatit të Policisë Gramsh. Si çdo natë, efektivi ka parkuar mjetin pranë banesës së tij në lagjen “Sporti”.

Ndërkohë, gjatë mesnatës ai është lajmëruar se mjetit të tij i është vënë flaka. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia, si edhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë shuar flakët. Autorët dyshohet se kanë hedhur benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën makinës, e cila është djegur pjesërisht, pasi ndërhyrja për shuarjen e flakëve ka qenë e menjëhershme.

Ndërkohë, efektivi është marrë në pyetje pasi Policia dyshon se zjarri në mjet është i qëllimshëm. Punonjësi i Policisë, sipas burimeve, ka pohuar në Polici se nuk ka asnjë sherr apo debat me ndonjë bashkëqytetar të tij.

Ndërsa dyshimet e para të Policisë janë për shkak të detyrës që efektivi kryen prej shumë vitesh si punonjës në Komisariatin e Policisë së Gramshit. “Nuk di të kem asnjë konflikt dhe nuk di as arsyen që i ka çuar drejt zjarrvënies autorët”, mësohet të jetë shprehur efektivi.

Për të zbuluar autorët apo për të krijuar një identikit të tyre, mësohet se Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve për të bërë të mundur identifikimin e personave, që dyshohet se kanë qenë dy apo më shumë. Edhe pse shkaqet ende nuk janë të qarta, Policia zyrtarisht në një deklaratë për mediat sqaron se: “Gjatë natës, në lagjen ‘Sporti’ në Gramsh ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Y.T., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”. Pak pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, janë lënë të lirë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 13:28

Policia e Shtetit ka ekstraduar sot një 32-vjeçar shqiptar të dënuar në Amerikë për vjedhje me armë dhe në Shqipëri për falsifikim dokumentesh.

Postuar: 23/08/2019 - 13:21

Dy vëllezërit, Albano dhe Griseldo Kusi, të cilët vranë me plumb në kokë 26-vjeçarin Indrit Çelaj

Postuar: 23/08/2019 - 13:11

Ndërtimi i një HEC-it pranë Kanionit të Holtës, i shpallur monument natyre, ishte një problem shq

Postuar: 23/08/2019 - 12:57

Zjarr në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë Tepelenë dhe Bashkisë Memaliaj.

Postuar: 23/08/2019 - 12:27

Policia e Tiranës arrestoi sot një 23-vjeçar, i akuzuar për plagosje, ngjarje kjo e ndodhur një v

Postuar: 23/08/2019 - 11:34

Një 23 vjeçar i kërkuar për tentativë vrasje ka rënë sot në prangat e policisë.

Postuar: 23/08/2019 - 10:52

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një koncert të reperit të njohur Algjerian Abderraouf