BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

I vuri flakën makinave në Astir, policia identifikon autorin, me kapuç në kokë e duar në xhepa futet në...

I vuri flakën makinave në Astir, policia identifikon autorin, me

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autoin e dyshuar të djegies së makinave të ndërtuesit Dritan Llanaj, një javë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë zonës, ndihmuan uniformat blu të çojnë në identitetin e tij.

Në garazhin e pallatit, kamerat nuk ishin funksionale. Autori i dyshuar është fiksuar teksa lëvizte përgjatë zonës pak minuta para se të ndodhte zjarrëvënia. Po i njëjti person është kapur edhe nga kamera e një biznesi aty pranë teksa futet në garazh. Pas një minute del prej aty.

I riu shfaqet i veshur me rroba sportive të zeza, kapuçin e bluzez e kishte vendosur në kokë, ndërsa duart të futura në xhepa. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ai nuk është banorë i zonës, por mund të jetë paguar për zjarrëvënien.

Për pasojë u dogjën 4 makina, 3 prej të cilave të familjes së sipërmarrësit, ndërsa 8 banorë të pallatit u dërguan në spital nga asfiksia. Pista kryesore është ajo e konflikteve të familjes Llanaj. Prej kohësh, Dritan Llanaj është në një konflikt me persona të tjerë për truallin e pallatit ku ndodhi edhe ngjarja.

Llanaj është arrestuar më herët nga Policia e Tiranës për falsifikim dokumentesh, ndërtim i paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda. Ai është vëllai i biznesmenit Sino Llanaj, edhe ky një person i njohur për autoritetet. Vitin e kaluar u arrestua pas konfliktit me armë që ai kishte me investitorin Albert Allmuça në zonën e ish parkut në kryeqytet.