
Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, e pëson keq zjarrvënësi, ja çfarë i gjeti policia në shtëpi

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shtator 2022

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me bimësi, në fshatin Tragjas, arrestohet në flagrancë autori, i cili dyshohet gjithashtu edhe si autor i një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik, me fishek në fole.
Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për zjarrvënie, në fshatrat Kaninë dhe Zvërnec.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me fishek në fole.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit:
-E. B., pasi duke bërë pastrimin e bimëve të egra në ullishten e tij, me anë të djegies me zjarr, dyshohet se aksidentalisht zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, në fshatin Kaninë;
-M. B., pasi duke punuar me troko, për shkak të shkëndijave janë djegur disa bimë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe me pemë ulliri.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Më të lexuarat


Identifikohet automjeti i autorëve të ngjarjes në fshatin Prush, rezulton me targa të vjedhura

Ngjarja në fshatin Prush, reagimi zyrtar i Policisë: Të armatosur me kallashnikov, tre autorët tentuan të grabisin banesën

Tentuan të grabisin banesën në fshatin Prush, autorët aksidentuan efektivin e Policisë me automjet

VOA: Inceneratori i Tiranës, hetimet zbulojnë shkeljet dhe lidhjet me biznesmenët e përfshirë

Aksident i rëndë në Dimal, fuoristrada godet triçikëlin dhe e nxjerr jashtë rruge, Policia zbardh detajet e para të ngjarjes

Qëlluan me armë zjarri drejt policisë, zbardhen detaje të reja nga grabitja e dështuar në fshatin Prush

Vrasja e Liridonës në Prishtinë/ Në pranga edhe një tjetër person, zbardhet roli i tij

A do të ketë paqe për vrasjen e Liridona Ademit? Ja si përgjigjet pajtuesi i gjaqeve në bazë të Kanunit

Vjedhje me armë në një biznes në afërsi të Tiranës, zbardhen detajet e para

Raporti i PISA “turpëron” Arsimin në Shqipëri, flasin ekspertet: Pandemia bëri të vetën, ndikoi negativisht tek mësuesit dhe nxënësit
