Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I zhdukur prej dy muajsh, mbetet mister fati i studentit shqiptar

Postuar: 26/09/2018 - 14:05

Ende nuk dihet asgjë lidhur me fatin e adoleshentit shqiptar të zhdukur në Angli rreth dy muaj më parë.

Erlind Gjana, 16 vjeç, është parë për herë të fundit në zonën ku ai banonte në Bournemouth më 10 Korrik të këtij viti.

Autoritetet po e kërkojnë prej kohësh vendndodhjen e të riut dhe kanë zbuluar se ka udhëtuar në kryeqytetin britanik dhe në Kent.

“Nuk kemi informacione që sugjerojnë se Erlindi mund të jetë lënduar, por ai është zhdukur prej një kohe të gjatë dhe tani jemi të interesuar të dimë nëse është i sigurt dhe mirë. Kemi bërë hetime për të lokalizuar vendndodhjen e Erlindit dhe kemi zbuluar që ka udhëtuar në Londër dhe Kent”, citohet detektivja Sara Watts nga media lokale “bournemouthecho.co.uk”.

I riu shqiptari është 1 metër e 60 centimetra i gjatë, ka trup të hollë dhe flokë të errëta. Autoritetet u bëjnë thirrje njerëzve që të japin informacione nëse dinë ndonjë gjë në lidhje me Gjanën.

“U bëj thirrje çdokujt që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, apo nëse shohin një person të ngjashëm me përshkrimin të kontaktojnë policinë. Dua gjithashtu t’i them Erlindit që të na kontaktojë direkt ne sepse jemi të interesuar të dimë nëse është mirë”, thotë detektivja Watts për mediat britanike.

Policia apelon këdo që ka informacion lidhur me shqiptarin të kontaktojë në adresat: www.dorset.police.uk, [email protected] (e-mail) ose të telefonojë 101, apo 55180107786.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 23:45

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur edhe për organizimin nga ana e policisë, lidhur me protestën e nesërme të organizuar nga opozita.

Postuar: 15/02/2019 - 23:34

Shaqiri ende nuk i ka harruar emocionet që i ka përjetuar në Kupën e Botës “Rusia 2018&rd

Postuar: 15/02/2019 - 23:26

Protesta e opozitës ka qenë tema kryesore e diskutimit në media, ditët e fundit.

Postuar: 15/02/2019 - 23:14

Policia greke ka publikuar ditën e sotme fotot dhe inicialet e dy shqiptarëve të dyshuar për vr

Postuar: 15/02/2019 - 22:49

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë Rrugën &l

Postuar: 15/02/2019 - 22:44

Patosi u trondit këtë mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri, ku shënjestër ka qenë një 52-vjeça

Postuar: 15/02/2019 - 22:35

Policia është duke hetuar në një pistë tjetër lidhur me vrasjen një ditë më parë të 49-vjeçares