BREAKING NEWS

Çfarë po synon presidenti me 2 marsin? Kreshnik Spahiu zbulon skenarin e Metës për rrugëtim të ri në politikë

Çfarë po synon presidenti me 2 marsin? Kreshnik Spahiu zbulon
x

Aktualitet

I zhgënjyer nga vendimi i Krimeve të Rënda, revoltohet Basir Çollaku: Donald Lu foli për prova të rënda për Tahirin para se të ikte, ku shkuan?!

I zhgënjyer nga vendimi i Krimeve të Rënda, revoltohet Basir

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, solli mbjelljen me kanabis të 219 mijë hektarëve në Shqipëri në 2016.

I zhgënjyer nga vendimi i Krimeve të Rënda, Çollaku për RTV Ora kujton se edhe ish-ambasadori Donald Lu para se të largohej kishte deklaruar se në atë dosje ka prova të rënda.

Ndaj pyetja që ai shtron është: Ku shkuan provat?!

Çollaku tha:

“Në 2016 shifra zyrtare e italianëve 219 mijë hektarë të kultivuar me kanabis, ky është shpërdorimi i detyrës, këtë pasojë ka pasur. Produkti shpresësdhënës të dashur diplomatë nuk është ky që kemi parë sot, ata e dinë shumë mirë. Lu para se të largohej tha se kemi parë prova të rënda për çështjen Tahiri. Ku janë provat që ambasadori dhe ambasadorët kanë parë, ku u zhdukën?”