Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I zhvati qytetarit 50 mijë euro, arrestohet “juristja” e Gjykatës së Lartë. Policia jep detajet e hetimit, premtonte se do nxirrte nga burgu… Kush është 33-vjeçarja

Postuar: 15/11/2019 - 14:04

Duke i pretenduar se punonte si juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte tek trupa gjykuese për të nxjerrë nga burgu një person të dënuar tashmë me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese, një 33 vjeçare është arrestuar nga Policia e Shtetit sot, pas një viti hetimesh ku u provua se ajo i ka zhvatur 50 mijë euro një qytetari.

“Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qëndrore përcolli në Prokurorinë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të referuara regjistroi procedimin penal, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase”, bën me dije Policia.

Njoftimi i Policisë:

Bashkëpunimi i ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë çon në pranga një 33-vjeçare për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Finalizohet operacioni policor “Bënça”, i ndjekur prej një viti me metoda proaktive.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bënça” bëri ekzekutimin e vendimit Nr. 2541, datë 13.11.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasen:

A. L., 36 vjeçe, lindur në Permet dhe banuese në Tiranë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 16:53

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Abc News edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë që u kapën pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e Kf Elbasanit.

Postuar: 14/12/2019 - 16:36

Specialistët e Interpol Tirana arritën të ekstradonin nga Duesseldorfi në Gjermani, 39 vjeçarin Y

Postuar: 14/12/2019 - 16:22

Sa i përket arrestimeve për shembjen e godinës tek Kavalishenca, gazetarja Klodiana Lala tha se a

Postuar: 14/12/2019 - 16:12

Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar v

Postuar: 14/12/2019 - 16:00

Dy persona u vunë në pranga në kushtet e flagrancës sot nga Komisariati i Policisë Nr.

Postuar: 14/12/2019 - 15:42

Aksionit të policisë për arrestimin e të akuzuarve për viktimat e tërmetit në Durrës i kanë shpët

Postuar: 14/12/2019 - 15:35

Fabjan Alameti, shqiptari 21-vjeçar që banonte në Nju Jork është dënuar me gati pesë vite burg.