BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

“Ia kalonte 5 herë rrogës së kryeministrit”/ U detyrua të kërkonte azil në SHBA pasi i rrezikohej jeta, biznesmeni i njohur rrëfen me çfarë u përball kur u kthye në Shqipëri

“Ia kalonte 5 herë rrogës së kryeministrit”/ U

Biznesmeni shqiptar  që jeton në SHBA, Sotiraq Naçi ka bërë një rrëfim ndryshe për emisionin ‘Shqip’ për jetën e tij, bizneset dhe gjithçka që iu shkatërrua gjatë viteve 1992-1997, kohë mbas të cilës ai kërkoi azil politik në Amerikë dhe e mori. Naçi shprehet që në Shqipëri i ka humbur vlera e punës dhe se është zhvlerësuar qëllimisht puna e njerëzve.

Naçi për të treguar këtë përveç historisë së tij rrëfen edhe një histori të një minatori që kishte takuar pas shumë vitesh te zyrat e sigurimeve shoqërore pasi nuk merrte dot pensionin.

“Ju tregoj një shembull me Manush Myftiun, i cili na çoi në Bulqizë për inspektim dhe sepse një nga sekretarët e partisë atje kishte thënë që me paratë që merr minatori ia ka kaluar 5 herë rrogës së kryeministrit dhe ne na nisën ekip atje dhe Manush Myftiu na kërkoi të raportonin. Shkuam dhe bëmë tre raporte për këtë minator që e bënte me të vërtetë atë punë dhe e meritonte rrogën. Por çfarë ndodhi shumë vite më vonë, në vitin 2017 kur unë vij në Shqipëri për pensionin tim pashë në zyrat e sigurimeve shoqërore minatorin hero të minierave të kromit Ndue Çepuli, i cili bënte katër norma në galeri. Minatori nuk merrte dot pensionin pasi i kishin humbur vitet e punës në minierën e Bulqizës. Minatori vinte vërdallë zyrave, ai ishte ai minatori që vajtëm ne atëherë dhe na çoi Manush Myftiu për raportim, njeriu që unë e dija mirë kush ishte. Katër norma bënte në atë kohë dhe unë e gjeta në vitin 2017 aty te zyrat e sigurimeve pasi nuk i ishte dhënë akoma pensioni pasi nuk i figuronin vitet e plota që kishte pasur në punë. Prandaj po flas jo vetëm në emrin tim por edhe të shumë shqiptarëve në Shqipëri, që në Shqipëri i ka humbur vlera e punës dhe e njeriut. Në Shqipëri është zhvleftësuar qëllimisht puna e njerëzve, prandaj nuk ka vlerë puna”, u shpreh Sotiraq Naçi.