BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

“Ia lyenin trupin me parafinë”, xhaxhai tregon çfarë i ka thënë mbesa për njerëzit me kostum të zi që iu futeshin në banesë dhe porosinë e veçantë që kërkoi t’ia çonin të ëmës tek varri

“Ia lyenin trupin me parafinë”, xhaxhai tregon

Dhimitraq Paskali, xhaxhai i Blerta Josifit, që i shpëtoi vetëflijimit ka nxjerrë sot detaje tronditëse.

Në një intervistë telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” ai tha se pavarësisht faktit se kishte tentuar që të pyeste mbesën e tij për personat me kostum serioz të zinj që hynin në banesën e saj, kjo e fundit ka refuzuar që të flasë.

Po ashtu ai tha se ka dyshime të forta se Blerta ishte porositur nga nëna e saj edhe për ceremoninë mortore, pasi i kishte lënë amanet që t’i vendosnin Zhanetës dhe Anisës trëndafila të bardhë dhe të kuq te varri.

“Për atë shqetësohem. Nuk flet për ata ajo. Nuk i zë në gojë ata. Deri sa është lyer trupi i vajzës me parafinë, dikush e ka dhënë këtë mësim. Ajo më porosit që varrimi të bëhet i rregullt dhe më tha; do t’i vësh trëndafila të kuq e të bardhë. Këtë detyrë do e ketë marrë nga nëna e saj. Këtë porosi si ka nga vetja.”, tha xhaxhai.

Më të lexuarat