
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Idajet Beqiri ngre shqetësimin: Situata është e rëndë, sa vjen dhe po përkeqësohet

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Korrik 2022

Rreth dy mijë avokatë, prej disa javësh kanë bojkotuar proceset në formë greve për të detyruar KLGJ-në që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për të cilën në fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave.
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Top Talk”, thotë se situatë është e rëndë, ndërkohë që kërkon që të dëgjohen grupet e interesit.
“Situata është shumë e rëndë. Sa vjen dhe po përkeqësohet. Në vend që të gjitha palët ta marrin më me qetësi këtë çështje që është një problem madhor, kërkon qetësi të jashtëzakonshme dhe profesionalizëm të lartë. Të dyja këto duhen kombinuar mirë. Por unë shoh të kundërtën. Kjo pritet më sopatë.
Ajo që thotë kryeministri se harta nuk ndryshon, është të marrësh sëpatën dhe ta presësh. Por nuk është normale”.
Duhet respektuar mendimi i 13 mijë avokatëve, shprehet avokati.
“Është një situatë vërtet dramatike. Mjafton të shikosh në çfarë kolapsi e kemi futur gjyqësorin, duke filluar nga Gjykata e Lartë deri te gjykata e shkallës më të ulët. Është sikur ka rënë bomba, qytetarët flasin me vete, se mezi prisnin datën e gjyqit dhe kur shkojnë, s’ka avokatë”.
Sipas tij, nga këta ndryshime, janë qytetarët ata që humbasin më shumë.
“Qeveria duhet të dëgjojë në një situatë të tillë, duhet të ketë më shumë veshë se gojë. Duhet të argumentojë pse duhet një Gjykatë Apeli në Tiranë, e kemi patur dhe dështuam. Hajde të diskutojmë, të gjejmë një formulë tjetër që t’i përshtatet”.
Avokati jep disa zgjidhje të mundshme:
“Për gjykatat e rretheve, jemi plotësisht dakord që disa gjykata rrethesh duhen mbyllur se nuk janë efektive. Ka disa prej tyre. por të heqësh gjykatën e Sarandës? Duhet parë organizimi territorial. Është në kufi. Edhe në Korçë, e njëjta gjë. Institucionet në këto vende duhet të jenë të plota. Por, nuk ka shumë çështje për të pasur 20 gjyqtarë. Të rrinë katër për shembull, ama do jenë atje, gjykata do të jetë atje.
Në këtë aspekt, nuk mund të lihet Kruja pa gjykatë. Edhe në kohën e Ahmet Zogut ka pasur gjykatë Kruja, edhe në kohën e Enverit e ka pasur një gjykatë. Problemi është që i bëjnë reformat pa marrë mendimin e profesionistëve, të atyre që kanë qenë nga gjykata e shkallës së parë deri në Gjykatë Kushtetuese. E njohin sistemin në tërësi.
Nuk duhet të ketë një gjykatë apeli, duhet të jenë minimuni tre gjykata. Duhet të marrin në konsideratë çfarë ndryshimesh do të bëhet në hartën territoriale”.
Më të lexuarat


Debaton me bashkëshorten dhe fëmijët, 'çmendet' 50-vjeçari në Vlorë, qëllon me armë zjarri në ajër

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Tragjike/ Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë (Detajet)

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

E rëndë/ I riu qëllon 13 herë në drejtim të djalit të hallës, shpallet në kërkim

Vrasja e Kastriot Reçit, del përgjigja e ADN-së/ A kishte lidhje me ekzekutimin mafioz ish-oficeri i RENEA-s?

E turpshme/ Nuk drekoi në restorantin e tyre, ‘pronari’ në Vlorë i çan gomën me gozhdë pushuesit

Video/ Pengoi lëvizjen e një automjeti në mes të rrugës, e pëson keq ‘i forti’ me Range Rover pa targa

Aksident i frikshëm në Lezhë, makina merr para motorin, ka të plagosur
